Bundesliga Futboll Sport

Presidenti shpërfill Heynckes: Ylli brazilian ende mund të ëndërrojë Bayern

Drejtuesit e Bayern Munchen, janë fokusuar te përforcimi i skuadrës për sezonin e ri, edhe pse merkato është ende larg. Disa emra janë lakuar për t’u bashkuar me kampionët e Gjermanisë, mes tyre edhe Malcom de Oliveira. Presidenti i Bordeaux, Stephane Martin këmbëngul, se Malcom ende mund të ëndërrojë të bashkohet me Bayern Munchen, pavarësisht se bavarezët mohuan interesin e tyre për një marrëveshje pak kohë më parë.

21-vjeçari është duke u lidhur fort me një transferim në Bayern si një zëvendësues afatgjatë për Arjen Robben, që është 34 vjeç. Trajneri Jupp Heynckes deklaroi kohët e fundit gjatë një konference për shtyp, se klubi nuk është i interesuar të nënshkruajë me Malcom, i cili gjithashtu është i lidhur me Arsenalin dhe Tottenham. Gjithsesi presidenti i Bordeaux është i bindur, se braziliani ende mund të mbajë shpresën për t’u bashkuar me gjigandët gjermanë.

Duke folur sëbashku me Malcom në një intervistë të përbashkët me “BILD”, Martin tha: “Një mohim nga Bayern në këtë kohë do të thotë pak. Së pari, mendoj se nuk do të ishte mesazhi i duhur për lojtarët ekzistues. Së dyti, ju do të informoni klubet e tjera shumë herët për planet e ardhshme. Malcom ende mund të ëndërrojë për Bayern”.

Kur u pyetën për komentet e presidentit Stephane Martin, Malcom u përgjigj: “Pajtohem me z.Martin”. 21-vjeçari ka impresionuar për Bordeaux deri tani këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke regjistruar gjashtë asiste në Ligue 1.

Gazeta gjermane Bild ka shkruar më parë, se agjentët e Malcom kanë rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Bayern, por braziliani këmbëngul se nuk është në dijeni. “Nuk e di, këshilltarët e mi dhe unë nuk flasim për këtë, por nëse është e vërtetë, më bën shumë të lumtur. Bayern është një nga klubet më të mëdha në botë”, deklaroi Malcom.

Related posts

Gjërat janë serioze, Elseid Hysaj drejt Premier League

Sadik.Autor

“BESO OSE JO, JAM…”/ Kush ia lagu gjoksin kapitenes superseksi? (FOTO)

Delo.autor

LIVERPOOL U SHPALL “MBRET” I EUROPËS/ UEFA zgjedh 20 më të mirët e Championsit, surprizë mungesa e… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment