Futboll Sport

LEAO DREJT BAJERNIT TË MYNIHUT/ Gjermanët i ofrojnë Milanit shkëmbimin me sulmuesin francez

Kingsli Koman mund të mbetet një kujtim i bukur në Mynih sipas informacioneve të “Calciomercato”, pasi forma e dobët në përputhje me dëmtimet e shpeshta i kanë bindur drejtuesit e “rekordmenëve” të gjejnë një tjetër alternativë të denjë në fazën ofensive. Por cila është skema që do të përdorë mjeshtri Salihamixh mbi gjetjen e zëvendësuesit?!

Nga burimi në fjalë bëhet e ditur se ata po monitorojnë aplikimin e shkëmbimit mes Koman dhe Rafael Leaos. E vështirë në letër, ndonëse jo aq kur merr parasysh se çfarë gjeniu është Brazo në realizimin e misioneve të tilla.

Kingsli ka kontratë me Bajernin deri në verën e 2027-ës, por statistikat e këtij sezoni janë të zbehta, aq sa edhe shpejtësia e tij nga krahu, duke marrë nuancat e një lojtari të zakonshëm, larg atij në sezonet e fundit si bavarez.

Në 14 ndeshje të zhvilluara me klubin më të titulluar në tokën gjermane në këtë sezon, transalpini ka konkretizuar vetëm një rast në kuadrat, e mbështetur edhe nga 5 asiste.

Nga krahu tjetër kemi një Leao të frikshëm, i cili po shkëlqen pas çdo takimi gjithmonë e më shumë. Kërkesa e drejtuesve kuqezi në rastin më të mirë do të ishte mbi 100 milionë euro, ndonëse shpeshherë e kanë cilësuar si të pashitshëm.

Kontrata e luzitanit përfundon verën e 2024- ës dhe gjithçka mund të ndodhë, pasi ekziston edhe mundësia e largimit me parametra zero.

Përveç strategjisë së ndërtuar deri në detaje nga bavarezët fjala e fundit do t’i takojë protagonistëve të kësaj “historie”, Koman dhe Leao.

Duhet thënë se kampionët e Bundesligës nuk janë i vetmi klub i interesuar për shërbimet e 23- vjeçarit, pasi Mançester Siti dhe Çelsi kanë kohë që janë vendosur në ndjekje të tij.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Arsenal, Hazard thellon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

PAS 387 DITËSH/ Futbollisti i Shpresave lë pas dëmtimin e rëndë, rikthehet në fushë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Nuk ishte pjesë e projektit, mesfushori i Tiranës vendos për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment