Futboll Seria A Sport

Problemet financiare/ Interi pritet të humbasë shërbimet e Skriniar për…

Milan Skriniar po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A, duke u bërë i vetmi lojtar nga ky kampionat, që është përfshirë në 11-shen më të mirë në Evropë.Mbrojtësi sllovak ka zgjuar interesin e shumë klubeve, me Barcelonën dhe Manchester Cityn në krye.

Menaxheri i Skriniarit ka folur për mediat sllovake, duke thënë se Interi beson shumë te mbrojtësi, por do të hiqte dorë për një ofertë tunduese. “Interi beson shumë te Skriniar dhe dëshiron ta mbajë për të formuar një dyshe të hekurt, bashkë me De Vrij”.

“Gjithsesi zikaltrit do të pranonin të hiqnin dorë, nëse do të vinte një ofertë prej të paktën 70 milionë eurosh”, u shpreh menaxheri i Skriniar.

Ky është një sinjal i qartë për klubet e mëdha, që duhet të shtojnë shifrat në ofertë, për të marrë shërbimet e Milan Skriniar.Interit pritet të bëjë disa përforcime në verë.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Në Madrid e bëjnë fakt të kryer, Reali transferon kampionin e Europës

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton prapakthehu dhe mbron Bottas: Duan të na ndajnë, por jemi si vëllezër

Delo.autor

JUVENTUSI REALIZON TË PAMUNDURËN/ “I falet” Ronaldos dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment