Formula 1 Sport

Verstappen i kënaqur me podiumin në Kanada, prenoton fitoren në Francë

Vendi i tretë në garën e Çmimit të Madh të Kanadasë ka karikuar pilotin holandez Max Verstappen, që i ka vënë objektiv vetes fitoren në garën e ardhshme, atë që zhvillohet në Francë. “Oreksi vjen duke ngrënë”, u shpreh piloti 20-vjeçar i Red Bull, që nuk ka patur një pjesë të parë të kampionatit të mirë, më së shumti e karakterizuar nga aksidente.

“Në pistën e Montrealit zhvillova një garë të mirë. Hymë më herët në bokse për të ndërruar gomat, por ishim të shpejtë në pistë me gomat supersoft dhe ishim kompetitivë. Më vjen keq që nuk arrita ta parakaloj Bottas dhe të ngjitesha në vendin e dytë, pasi iu afrova shumë. U përpoqa disa herë ta parakaloja, por ai reagoi mirë”, tha Verstappen.

Duke folur për garën e radhës, pas dy javësh në Francë, piloti i Red Bull tha: “Do të dëshiroja gjithnjë që të kisha të tilla gara të forta dhe jam i sigurtë se mund të jemi edhe më kompetitivë pas dy javësh, në Francë. Botërori është ende i hapur dhe një fitore mund të përmbyste shumë gjëra, duke qenë edhe unë pretendent për titull”, u shpreh Verstappen.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Gjest i veçantë i tifozëve të Liverpool, krijojnë donacion për blerjen e yllit të PSG-së (FOTO)

Delo.autor

Luftëtari gati për Europën, Lika: Kemi oshilacionet tona

Sadik.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ SEVILLA është “viktima” e preferuar për BARCELONËN

Isa.Autor

Leave a Comment