Futboll Sport

Punimet në “Arenën Kombëtare”, pamja aktuale e stadiumit 8 muaj para se të hapë dyert (VIDEO)

Prej gati dy vitesh është duke u punuar për stadiumin e ri të Kombëtares i cili po ndërtohet në qendër të Tiranës, tek ish-stadiumi “Qemal Stafa”.

 

Së fundmi FSHF ka publikuar një video të re sa i takon punimeve që po kryhen ku dallohet stadiumi i cili është në fazën e fundit të ndërtimit të strukturës. Duhen afërsisht edhe 8 muaj që “Arena Kombëtare” të hapë dyert, por nga video duket qartë se shumë shpejt në kryeqytet do të jetë një nga stadiumit më inovative të botës.

 

“FSHF” ka aplikuar në UEFA me projektin e stadiumit që gusht të 2019 aty të luhet Superkupa e Europës.

Në kontratën e nënshkruar me spalëve është e përcaktuar që punimet duhet të përfundojnë 2 vite pas fillimit të prishjes së “Qemal Stafës”, por duke parë që ato kanë nisur në qershor të 2016 duket e vështirë që afati të përmbushet. Gjithsesi Shqipëria jo shumë larg do të ketë gati impiantin e tretë futbollistik që i përmbush të gjithë kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Related posts

TRIUMFON NË “ELBASAN ARENA”/ Vllaznia përmbys “Verilindorët” dhe ngjiten në krye të renditjes

Delo.autor

MUNGUAN NË STËRVITJE/ Frikë te klubi i madh i Premier Ligës, helmohen 12 persona pas sfidës me…

F.autor

E BUJSHME/ UZUNI transferohet në KROACI, Laçi përfiton një MAL ME PARA

Isa.Autor

Leave a Comment