Futboll La Liga Sport

Ramos publikon këngën “rap” në prag të finales së Champions

Sergio Ramos ka publikuar këngën e tij debutuese të zhanrit “rap” në prag të finales së Champions League.

Vetëm disa ditë përpara se Ramos të pretendonte se Real Madrid është mësuar të fitojë titujt më të rëndësishëm evropianë, spanjolli ka publikuar një këngë rap duke festuar titujt e mëparshëm.

Në tekst ai mburret duke thënë se është “MVP i Champions League” dhe “mbrojtësi më i mirë i globit”.

Ramos postoi një video në Instagram, bashkë me një link ku mund të shkarkohet kënga në platforma të ndryshme.

“Shtëpia ime, disa miq, shumë magji dhe ky është rezultati: jeta ime,” shkruan 32-vjeçari. “Dhe shumë rreshta mbeten për t’u shkruar. Faleminderit atyre që më kanë mbështetur deri tani.”

Related posts

Bolt e ka seriozisht: Në mars te Borussia Dortmund, Fergusson më premtoi…!

Q.Autor

PROVAT/ Hamilton “FLUTURON” edhe në Singapor, ndjekin Verstappen e Vettel

Isa.Autor

RUSI 2018/ Egjipt-Uruguai, Mohamed Salah është gati!

Sadik.Autor

Leave a Comment