Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO NDODH TEK JUVENTUSI? Allegri iu “VË KYÇIN” rrjeteve sociale (FOTO)

Nuk e dimë nëse kjo është një zgjedhje e përkohshme apo definitive. Fakti është se Massimiliano Allegri nuk shfaqet më në rrjetet sociale. Nëse ju provoni të kërkoni në Twitter dhe Instagram profilet e trajnerit të bardhezinjve, përballesh me mesazhin: “Kjo faqe nuk ekziston”.

Pak ditë përpara sfidës Napoli-Juventus, Allegri mund të ketë vendosur të marrë një “pushim virtual”. Sidoqoftë, ky veprim ka shkaktuar shumë reagime nga tifozët e Juventusit, që po përpiqen të kuptojnë motivet e “zhdukjes” së trajnerit të tyre. Një hipotezë është se vendimi lidhet me shumë ofendime të marra pas ndeshjes së humbur me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Më parë, Allegri i ka përdorur me përpikëri të madhe rrjetet sociale për të komentuar shkurt çdo lojë të Juventusit. Ishte e rëndësishme të ktheheshim te fitorja menjëherë”, – ishte “tweet” i tij i fundit, mbas transfertës me Bologna. Më herët, pas disfatës në “Wanda Metropolitano”, në Champions, trajneri bardhezi kishte lënë këtë shënim në Twitter:

20 ditë. Për kaq ditë do të jemi gati për përmbysjen. Ne do të fitojmë të gjithë së bashku. Deri në fund“. Në konferencën për shtyp të së shtunës, para ndeshjes në “San Paolo”, ndoshta Allegri do të shpjegojë vendimin e tij për t’u “arratisur nga rrjetet sociale, aty ku mund të “komunikojnë” të gjithë me të, edhe tifozët, edhe njerëzit e zakonshëm.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Partizani i Mehmetit tregon “dhëmbët” Egnatias dhe e nisin vitin me këmbën e mbarë

Delo.autor

“Dhuna si traditë”, kur pakica e dhunshme zbeh zjarrin e tifozerisë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ MURA-S PËR CONFERENCE LEAGUE/ Conte: Kam ndjesi të mira dhe besim te grup

Delo.autor

Leave a Comment