Futboll La Liga Sport

Real Madrid apo Barcelona, Salah zgjedh ekipin e së ardhmes

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah është në radarin e Real Madrid dhe Barcelonës në merkaton që po afron. 25-vjeçari ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Liverpool, ku ka shënuar 43 gola në të gjitha garat. Sulmuesi egjiptian është shumë pranë finales së madhe të Champions League. Sonte në mbrëmje, Salah do të kërkojë në ish-stadiumin e tij “Olimpico” që të sigurojë biletën për finalen e Kievit. Në ndeshjen e parë “The Reds” fituan 5-2 ndërsa sonte kërkojnë që të thellojnë më tej rezultatin dhe të sfidojnë Realin e Madridit në finale.

Sipas “Diario Gola”, Real Madrid dëshiron të afrojë në “Santiago Bernabeu” yllin egjiptian për të zëvendësuar Gareth Bale ndërsa Barcelona e do në vend të Ousmane Dembele, i cili është cilësuar si një dështim në “Camp Nou”. Ndërkohë që mediat në Egjipt theksojnë që lojtari është më pranë nënshkrimit me “Los Blancos”. Real Madrid ka bërë një listë të gjatë largimesh në merkaton e verës, ku përfshihen edhe dy sulmuesit, Karim Benzema dhe Gareth Bale. Francezi ende ka shanse që të qëndrojë në Bernabeu, por shanset për uellsianin janë tepër të vogla. Madje, mediat spanjolle janë të sigurta që 29-vjeçari do të lërë përfundimisht Madridin, edhe pse jo me dëshirën e tij.

“Diario Gol”, shkruan se Salah do të largohet nga Liverpool drejt Realit për shkak të një arsyeje të madhe. Në këtë mes përfshihet ylli portugez i madrilenëve, Cristiano Roanldo. Salah thuhet se është më i pirur për të luajtur përkrah CR7-ës së sa Lionel Messit në Barcelonë. Megjithatë, se cila do të jetë e ardhmja e tij do të shohim në verë. 25-vjeçari ka deklaruar ashtu sikurse edhe trajneri Jurgen Klopp, se do të vazhdojë në “Anfield”. Liverpool do të kërkojë sonte që të presë biletën për të shkuar në finalen e Kievit. Në rast se e arrijnë këtë triumf në “Olimpico” atëherë Salah do të përballet në finale me njërën nga skuadrat që kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm për të marrë shërbimet e tij, Real Madrid.

Related posts

E BUJSHME/ Griezmann jep parashikimin: Ja kush e fiton ‘El Clasico-n’

Isa.Autor

KATEGORIA E PARË/ Vllaznia ndalet në Shënkoll, Besa kap kreun e grupit të saj

Isa.Autor

REVOLTOHEN TIFOZËT/ Vetëm tre muaj tek INTERI por mund të LARGOHET që në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment