Futboll Seria A Sport

DUEL I PAPARASHIKUESHËM/ Roma luan për një vend në Champions, Juventus për CR7

Do të jetë një e dielë e pasur me ndeshje të shumta dhe emocione pa fund kjo e sotmja. Sigurisht që vëmendjen më të madhe e merr sfida e mbrëmjes mes Romës dhe Juventusit, një duel i paparashikueshëm duke parë situatën në të cilën ndodhen të dyja skuadrat. Roma ka shansin e fundit në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe i bën punë vetëm fitorja, ndërkohë që Juventusi matematikisht kampion, do të tentojë të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi ndaj Interit dhe Torinos.

Bardhezinjtë luajnë edhe për Cristiano Ronaldon që nuk i ka humbur ende shpresat për t’u shpallur kryegolashënuesi i Serie A edhe pse Fabio Quagllierella aktualisht ka 4 gola më shumë se ylli portugez. Roma-Juve ka qenë një sfidë që gjithmonë ka prodhur rivalitet dhe emocione dhe spektakli nuk do të mungojë as sot në Olimpico. Në orën 18:00 do të zbresë në fushë Napoli i Ancelottit në transfertën e Ferraras ndaj Spal.

Të kaltrit nuk kanë më objektiva në këtë sezon pasi e kanë siguruar edhe matematikisht vendin e dytë por deri në fund të kampionatit do të synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë. Në orën 15:00, Sampdoria pret në Luigi Ferraris Empolin që luan për mbijetesë dhe e kënaq vetëm fitorja.

Related posts

KËRKON TITULLIN/ Vettel nuk tërhiqet: Beteja me Mercedes vazhdon edhe në Monza

Isa.Autor

MBROJTËSI I ITALISË REFUZON TË UDHËTOJË ME KOMBËTAREN/ 31-vjeçari bën gjestin e madh për fëmijët e sëmurë (FOTO)

Delo.autor

‘Telenovela Hazard’/ Zidane i mbyll derën belgut, preferon të mbajë Asension

Q.Autor

Leave a Comment