Futboll Sport

Real Madrid-Liverpul, ja 50 sekretet që duhet të dini për finalen e Championsit

Liga e Kampioneve luan aktin e fundit. Në një finale spektakolare mes Realit të Madridit dhe Liverpulit do të mësohet “mbreti” i ri i Europës. Madrilenët duan të ruajnë fronin dhe të bëjnë histori, ndërsa anglezët kërkojnë lavdinë. Në 20:45 në Kiev do të zbresin 2 formacione yjesh. Gazeta “Marca” ka publikuar 50 sekretet e finales.

1. Të dyja skuadrat kanë shënuar 70 gola deri tani në Ligën e Kampioneve. Reali 30 dhe Liverpuli 40. “Galaktikët” kanë shënuar 2.5 gola për ndeshje, ndërsa të kuqtë 3.33 gola për ndeshje.

2. Ka 5 precedentë mes dy ekipeve në Europë. Dy fitore për Realin dhe 3 për Liverpulin.

3. Kanë kaluar 13.514 ditë nga finalja e vitit 1981 më 27 maj.

4. Fitorja e Liverpulit në vitin 1981 është precedenti i vetëm ku një ekip anglez ka fituar ndaj një spanjolli në finalet e Kupave të Europës (2006 Barcelona 2-1 Arsenal, 2009 Barcelona 2-1 Junajtid 0, 2011 Barcelona 3-1 Junajtid).

5. Kjo është hera e nëntë ku një finale e Champions-it përsëritet mes dy ekipeve që kanë luajtur më parë. Për Realin është e katërta, teksa tre të mëparshmet i ka fituar.

6. Kjo është finalja numër 31 për Realin në kompeticionet e UEFA-s. (15 Kupa Europe/ Champions, 2 Kupa Uefa, 2 Kupa e Kupave, 6 Superkupa Europe, 5 Kupa Interkontinentale).

7. Për Liverpulin kjo është finalja e 20-të e historisë.

8. Asnjë lojtar i Liverpulit nuk ka luajtur një finale Champions-i, ndërsa nga ata të Realit 14 kanë luajtur një ndeshje të tillë.

9. Reali i Madridit ka 29 ndeshje që shënon në Champions. Hera e fundit që mbeti pa gol ishte në gjysmëfinalen e 2015-2016 kundër Sitit.

10. Reali i Madridit bashkë me Mançester Sitin janë dy ekipet që Klop i ka mundur më shumë. Bilanci i tij kundër madrilenëve është 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

11. Salah është përballur 2 herë kundër Realit. Të dyja ndeshjet janë fituar nga spanjollët dhe ai nuk shënoi.

12. Realit të Madridit nuk i ka shënuar asnjë lojtar egjiptian.

13. Kristiano Ronaldo është përballur 11 herë me Liverpulin në të gjitha kompeticionet dhe i ka shënuar 3 gola.

14. Zidan nuk është përballur kurrë me Liverpulin si lojtar.

15. Reali ka luajtur 4 herë në Kiev (kundër Dinamos), 1 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime.

16. Maziç ka arbitruar 2 herë Realin dhe bilanci është: 1 fitore, 1 barazim. Liverpulin s’e ka arbitruar.

17. Në këtë Champions, të paktën 694 lojtarë kanë luajtur të paktën 1 minutë.

18. Ronaldo dhe portieri Karius i kanë luajtur të gjitha minutat.

19. Liverpuli ka grumbulluar 24 lojtarë, ndërsa Zidani 23.

20. Janë shënuar 397 gola në 124 ndeshje të Championsit, pa llogaritur eliminatoret.

21. Firmino ka marrë pjesë në 18 nga 40 golat e shënuar nga Liverpuli. 10 gola dhe 8 asiste.

22. Ronaldo është golashënuesi i kompeticionit me 15 gola. Ai ka rekordin me 17 gola në sezonin 2013-2014.

23. Milner ka dhënë 9 asiste në Champions. Lojtari me më shumë asiste.

24. Firmino është finalisti që ka vrapuar më shumë: 119.227 kilometra.

25. Kjo është hera e tretë që Liverpuli vjen në një finale pa marrë pjesë në eliminatore. Një herë e fitoi në 2004-2005 dhe një herë e humbi 2006- 2007.

26. Vetëm katër trajnerë gjermanë kanë arritur të fitojnë Champions-in: Udo Latek, Detmar Kramer, Otmar Hicfeld dhe Jup Hejnkes.

27. Garet Bejl është përballur 10 herë me Liverpulin dhe u ka shënuar 1 gol.

28. Karim Benzema me 55 gola, është golashënuesi i pestë i historisë së Champions-it. Një gol larg Van Nistelroit.

29. Serxho Ramos ka rikuperuar më shumë topa në këtë edicion: 80.

30. Karius e ka mbajtur portën e paprekur në 6 nga 12 ndeshje.

31. Kristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar në 3 finale të ndryshme të Champions-it.

32. Garet Bejl nuk ka humbur asnjë nga finalet si lojtar i Realit.

33. Liverpuli është ekipi që godet më shumë në portat kundërshtare: 89 kundrejt 84 të Realit.

34. Serxho Ramos është mbrojtësi goleador i Champions-it me 11 gola.

35. Benzema ka shënuar në dy ndeshjet që ka luajtur kundër Liverpulit. Në total i ka shënuar 3 gola dhe të dyja ndeshjet i fitoi Reali.

36. Liverpuli ka luajtur 2 fitore në Kiev. Bilanci: 1 fitore, 1 barazim.

37. 5 gola të Liverpulit në këtë sezon janë shënuar nga kornet.

38. Do të jetë finalja e tretë europiane për Jurgen Klopin. Ai ka humbur dy të mëparshmet. Një në Champions kundër Bajernit dhe një në Europa Ligë kundër Sevijës.

39. Reali i Madridit ka humbur 8 përballje ndaj ekipeve angleze dhe ka fituar 13.

40. Kanë kaluar 20 vite nga momenti kur një ekip nuk fiton dot 3 finale radhazi, ashtu si Reali. I fundit ishte Juventusi.

41. Janë shënuar në total 172 gola në fazën finale të Kupës së Europës dhe Champions-it. Reali ka shënuar 39, Liverpuli 9.

42. Ronaldo është lojtari që ka shënuar më shumë gola me penallti në Champions: 15. Këtë sezon ka shënuar 4.

43. Zinedin Zidan i ka fituar të 7-ta finalet që ka drejtuar Realin si trajner. Njëra prej tyre me dy ndeshje në Superkupën e Spanjës.

44. Liverpuli dhe Çelsi janë dy ekipet që kanë shënuar më shumë gola jashtë zone: 6.

45. Reali është ekipi që më shumë është zënë në pozicion jashtë loje: 44. Liverpuli 27 herë.

46. Liverpuli është ekipi që ka pësuar golin më të shpejtë në një finale Champions-i. Paolo Maldini i shënoi pas 51 sekondash.

47. Karius është portieri që ka bërë 12 ndërhyrje, Kejlor Navas 4.

48. Xhejms Milner dhe Emre Xhan janë 2 lojtarët që shkaktojnë më shumë faulle. Secili nga 17.

49. Asnjë nga lojtarët që do të luajnë finalen e sotme nuk kishte lindur kur u luajt RealLiverpul në vitin 1981.

50. Nëse Real Madrid do të fitojë, Zidan do të barazojë dy trajnerët Bob Paslej dhe Ançelotin me nga 3 Champions.

Related posts

​KARIKATURA E DITËS/ Shaqiri “BOMBARDON”autobusin e Man Unitedit (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON BISEDËN ME CR7 PAS FINALES NATIONS LEAGUE/ De Ligt tregon: Më tha eja te Juventus…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Gosens: Jam krenar për golin e parë, ishte një…

Delo.autor

Leave a Comment