Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË BOTËROR/ Chelsea interesohet për mesfushorin e Real Madrid

Chelsea ka kontaktuar Real Madrid për shërbimet e mateo Kovacic, sipas Gianluca Di Marzio. Chelsea pritet të zyrtarizojë Maurizio Sarri-n si pasardhësin e Antonio Conte-s me një sërë marrëveshjes që pritet ta ndjekin.

Mesa duket trajneri i ri do të kërkojë të përforcojë mesin e fushës kur të ulet në stolin e Stamford Bridge. Dhe mesa duket Kovacic është në krye të listës së dëshirave të Sarri-t. Mesfushori aktualisht ndodhet në Kupën e Botës me Kroacinë.

Di Marzio pretendon se Chelsea ka kontaktuar Real Madrid për ta pyetur rreth mundësisë së blerjes së Kovacic.

24-vjeçari mund të jetë dakord për një kalim në Premier League, dhe këtë e ka shprehur edhe gjatë intervistave të fundit.

Related posts

NGA NDESHJET, TE GOLAT DHE REKORDI ZHIRU/ Zbuloni kuriozitetet e supersfidës Napoli-Milan

F.autor

DITË E TRISHTË PËR RONALDON/ Humb personin e afërt me familjen, ja çfarë poston

F.autor

E PAPRITUR/ IBRA përshpejton kalimin te MILANI, kuqezinjtë me sytë nga CHELSEA

Isa.Autor

Leave a Comment