Futboll La Liga Sport

Real Madrid, Perez përgatit revolucionin

Ka nga ata që ëndërrojnë të marrin Cristiano Ronaldo-n dhe nga ata që nuk duan më të durojnë tekat e portugezit. “Ajo që ka rëndësi është klubi”, ka thënë Florentino Perez menjëherë pas deklaratave të CR7 në përfundim të finales së Champions League.

Një frazë që i lë hapur derën një revolucioni të mundshëm në shtëpinë e Real Madrid, që mund të fillojë pikërisht falë lamtumirës së lojtarit simbol të “Los Blancos”.

Duke menduar se , përveç CR7, edhe yje të tjerë të kampionëve të Europës janë më valixhe në dorë (Benzeme dhe Bale), Florentino Perez duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen e afërt.

Ëndrra e madhe e Perez quhet Naymer dhe kontaktet me stafin e yllit brazilian kanë filluar prej kohësh, por Real-it do t’i duhen 250 milionë euro për të bindur Paris Saint-Germain që ta lërë të lirë të largohet ish-lojtarin e Barcelona-s.

Shitjet e yjeve të ekipit do t’i dhuronin klubit paratë e domosdoshme për të kërkuar lojtarë të tjerë në merkaton. Kështu, pas një vardisjeje disavjeçare, David de Gea do të vishej me të bardha për më shumë se 80 milionë sterlina.

Ashtu si Eden Hazard, që do të kurorëzonte më në fund ëndrrën e tij për të luajtur në la Liga me “Los Blancos”. Këta të fundit do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktin se kontrata e belgut me Chelsea-in skadon në 2020-ën.

Por nuk mjafton me keq. Me Benzema drejt largimit, Real duhet të gjejë një sulmues që të marrë mbi shpatulla gjithë peshën e sulmit. Emrat në listën e madrilenëve janë tre: Mauro Icardi, Robert Lewandowski dhe Harry Kane.

Related posts

NUK NDALET ME SULMET/ “Football Leaks” akuzon Courtois: Iu shmang taksave sa ishte te Chelsea

Delo.autor

ZYRTARE/ Premier League shpall lojtarin e ri më të mirë, fituesi është një kampion

Delo.autor

BARCELONA-LEVANTE/ Ndizet sfida në “Camp Nou”, Katalanasit realizojnë 2 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment