Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM I FRIKSHËM/ Dyshja Kane-Son mposhtin të vetëm Southampton me “POKER” golash e asistesh

Totenhemi ka marrë fitoren e parë në kampionat, teksa ka mundur thellë në transfertë Southemptonin 2-5. Ishte Kejn që shënoi në fillim, por goli i anglezit u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Më pas vendasit e Southempton surprizuan duke gjetur golin e avantazhit me anë të Ings në minutën e 32-të. Por një super dyshe si Son dhe Kejn përmbysën gjithçka. 4 gola nga koreani dhe 4 asiste dhe 1 gol nga anglezi. Son shënoi në minutat 45, 47, 64 dhe 73 me Kejn që dha të gjitha pasimet kyçe për gol.

Sulmuesi anglez e gjeti golin në minutën e 82-të. Kështu Murinjo merr fitoren e parë në Premier Ligë, pasi në ndeshjen hapëse u mund nga Evertoni në shtëpi 0-1. Në fundin e ndeshjes Ings shënoi nga penalltia për vendasit, por ky gol vlen thjesht për statistika. Kujtojmë se Totenhemi luan të enjten ndeshjen për raundin e tretë të kualifikuesve kundër Shkëndijes së Tetovës në Europa Ligë.

Related posts

“DUA TË ARRIJ…”/ I qartë dhe aspak modest, Van Dijk shpall objektivin “historik” me Liverpool

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Bayern ka fokusuar sulmuesin në merkaton e janarit, por duhen 50 milionë euro

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Fation Shehu: Ja SKANDALI i radhës në FSHF. Arbitrat të aftë për çdo gjë ( E PLOTË)

Isa.Autor

Leave a Comment