Futboll La Liga Sport

Real Madrid po kërkon një qendërmbrojtës në Milano…

Sytë nga Serie A. Florentino Perez mendon se në Milano mund të gjejë futbollistin që do të përforcojë mbrojtjen e Real Madrid. Gazeta spanjolle “Marca” ka zbuluar se cilat janë synimet e “Los Blancos” për sa i përket mbrojtjes dhe dy emrat kryesorë në listë janë dy qendërmbrojtës të Serie A.

Në veçanti drejtuesit e Real kanë vënë në shënjestër dy “yjet” e skuadrave të Milanos: Milan Skriniar i Inter dhe Alessio Romagnoli i Milan.

Secili prej tyre kushton rreth 60 milionë euro, por klubi që ka fituar tre herë radhazi Champions League nuk e ka problem diçka të tillë dhe nëse Inter apo Milan do të pranojnë, spanjollët janë gati të paguajnë.

Sipas “Marca”, njëri mes Skriniar dhe Romagnoli do të jetë partneri i Ramos, duke u alternuar me Varane, gjatë sezonit të ardhshëm në “Bernabeu”.

Related posts

PO BËNTE XHIRO ME MOTOR UJI/ Wanda Nara aksident në Liqenin e Comos (VIDEO)

Delo.autor

DY SEZONE NË HIJE/ Lukaku përfundon në listën e Realit për post-Benzema

F.autor

NDRYSHON AXHENDA/ Spostohet ndeshja Partizani-Apolonia. Ja kur do të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment