Futboll Premier League Sport

SFIDON KAMPIONËT E ANGLISË/ Mesfushori Matic: S’mund të lejojmë që të ndodhë më një gjë e tillë

Nemanja Matic beson me të vërtetë se Manchester United do të sfidojë kampionët në fuqi të Liverpool-it sezonin e ardhshëm në Premier League.

Mesfushori ekspert, në një intervistë të dhënë për Inside United, ka komentuar atë që pret nga skuadra e tij në sezonin 2020/21.

“Personalisht dua të fitojë Premier League me Manchester United”, ka thënë Matic. “Dhe besoj se si klub, kemi detyrën të luftojmë për të fituar titullin”.

“Nuk mund t ë lejojmë që një klub ta fitojë titullin kampion në Angli 7 ose 10 javë para fundit të kampionatit. Duhet të luftojmë edhe ne. Kemi një skuadër të re, por ky nuk duhet të jetë një justifikim”.

“Mendoj se këta djem kanë fituar eksperiencë gjatë këtyre sezoneve dhe për këtë arsye sezonin e ardhshëm duhet të luftojmë për titullin. Ky është objektivi im dhe mendoj se është i njëjti edhe për të gjithë skuadrën”.

Related posts

E BUJSHME/ Shans i madh për Gjimshitin, mbrojtësi i kombëtares nën shënjestrën e Milanit

Delo.autor

“DHUNA NDAJ GRUAS”/ Legjendat e Serie A në përkrahje femrave (FOTO)

Isa.Autor

KUMBULLA PO SHKËLQEN TEK ROMA/ Mediat italiane vlerësojnë gjestin fantastik të mbrojtësit shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment