Futboll La Liga Sport

Real Madridi e kërkon, Boateng jep përgjigjen përfundimtare!

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, ka hedhur poshtë komentet e fundit, se ai ishte i hapur për një transferim, ndërsa ka theksuar se ai nuk e ka në plan të largohet nga kampionët e Gjermanisë. Boateng, i cili u bashkua me klubin nga Manchester City në 2011 dhe ka fituar gjithçka, duke përfshirë gjashtë tituj të Bundesliga dhe një Ligë të Kampioneve, është në kontratë deri në vitin 2021.

Muajin e kaluar 29-vjeçari tha se mund të zgjedhë një ndryshim, por duke folur ndërsa Bayern zbuloi fanellën e re për sezonin e ardhshëm, ai hodhi poshtë spekulimet, se ai donte një sfidë të re. “Unë thjesht thashë, se në një moshë të caktuar i konsideroni këto gjëra. Jam shumë i lumtur dhe ndihem absolutisht në shtëpi në Bayern. Për momentin nuk po mendoj fare për një lëvizje”, tha mbrojtësi gjerman.

“Dua vetëm të fitoj, të qëndroj i gatshëm dhe të luaj në Kupën e Botës. Jam shumë i lumtur në Bayern për momentin”, shtoi 29-vjeçari, që më pas deklaroi se ishte i bindur, se do të kthehej në veprim në Kampionatin Botëror, pasi vuajti një dëmtim të kofshëve, pasi Bayern humbi në shtëpi ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. “Unë jam duke bërë shumë më mirë dhe jam në rrugën e duhur.

Shpresoj të bëj më shumë përparim në ditët e ardhshme. Gjithsesi nuk besoj, se jam në rrezik të humbas Kupën e Botës, por duhet të jem i durueshëm. Natyrisht nuk do të marr ndonjë rrezik dhe do të kthehem shumë herët”, vazhdoi Boateng. “Trajneri i ekipit kombëtar Joachim Loë dhe mjeku i ekipit Dr Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt e dinë saktësisht, se qëllimin im është të jem në Rusi dhe gjithashtu jemi realistë, se është e mundur”, deklaroi 29-vjeçari, që ditët e fundit është lidhur me një kalim në Real Madrid.

Related posts

BARCELONA TRIUMFON ME “POKER”/ Shkëlqen Ansu Fati, Messi “kap” kapitenin Ramos

Delo.autor

HISTORIA EMOCIONUESE/ Babai i yllit të Atletiko Madrid shiti gjithë pronat për të ndjekur ëndrrën e të birit

Delo.autor

SKANDALI ME TIFOZËT/ Xhiro me patina, Spanja përton të ecë në këmbë

Delo.autor

Leave a Comment