Futboll Sport

Pjesa e parë/ Partizani ”show”, Luftëtari shfaqet në mënyrë skandaloze

Partizani e mbylli pjesën e parë me fitoren 0-2 kundër Luftëtarit. Ekipi i “demave” arriti të fitonte me Gjirokastër me golat e Asanit dhe Gojkovicit. Të kuqtë vinin pas problemeve në skuadër, pasi pati përplasje mes tij dhe trajnerit Klevis Dalipi. Ky i fundit kishte nevojë për këtë fitore dhe në këtë moment skuadra iu përgjigj mjaft mirë. Luftëtari ka “përgatitur” festën për sigurimin e Evropës, por ky rezultat është një goditje e madhe.
Pjesa e parë – Takimi nis menjëherë mirë për skuadrën e Partizanit që ka ndryshuar goxha në formacion. “Demat”  e treguan se duan ta fitojnë ndeshjen, ndërsa ekipi vendas nuk dhuroi asgjë në fushën e lojës. Dukshëm në presionin e rezultatit dhe sigurimit të Europa Leagues. Partizani arriti të shënonte me anë të Jasir Asanit në minutën e 25-të, mesfushori me tipare sulmues  ndërmori një aksion personal. U shmang mjaft bukur dhe shënoi me të majtën.

Sulmet e miqve nuk u ndalën dhe arritën të shënojnë golin e dytë me anë të Gojkoviçit. Krosim në zonë nga një goditje dënimi. Kroson Trashi në minutën e 30-të, Batha godet fillimisht me kokë duke e dërguar topin në shtyllën e dytë dhe aty Gojkovic gjuan me kokë duke e dërguar në rrjetë për 0-2.
Pjesa e dytë pritet të ndryshojë shumë ekuilibrat, pasi dhe Luftëtari nuk mund të pranohet me këtë rezultat. Tifozeria gjirokastrite kërkon barazimin e rezultatit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

Luftëtari – Partizani 0-2

Shënues: Asani 25’, Gojkovic 30’

Luftëtari: Athanasopulos, O.Rapa, Jakovljevic, Beqiri, Jackson, Ramadani, D.Rapo, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Batha, Culum, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Rexha, Alfred Shkreta
Kartoni i verdhë: Asani 25’ / Rroca 45’+1’

Related posts

E BUJSHME NGA GREQIA/ E zbulon agjenti i portierit, Veterani Buffon pranë transferimit tek skuadra ballkanase…

Delo.autor

BARAZOI NË FUND NDAJ ARSENAL/ Watford tallet me “Topçinjtë” në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

REKORDI/ Udhëtoi 1.500 km për të mbështetur ekipin e zemrës, kileni synon çmimin e FIFA-s

Isa.Autor

Leave a Comment