Futboll Seria A Sport

Rënia në Seria B, Zenga: Jap dorëheqjën nga skuadra e Crotones!

Dështimi për të qëndruar në elitën e futbollit italian, ka detyruar trajnerin e Crotone-s, Walter Zenga të jap dorëheqjën nga skuadra kalabreze.

“Faleminderit!! E kam vënë pasionin tim, profesionalizmin tim dhe seriozitetin tim tek ky klub. Unë nuk kam parë fëmijët e mi për dy muaj, kjo dhemb. Kjo i lëndon shumë.

“Crotone dhe banorët e këtij qyteti do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Ndjej hidhërim, por edhe gëzimin e takimit me njerëz të mrekullueshëm, të sjellshëm dhe të hapur.

“Kur zbresim në Seria B, ne qajmë dy herë: kur arrijmë, por mbi të gjitha kur largohemi”.- shkruan Zenga në rrjetin social “Instagram”.

58-vjeçari u ul në stolin e skuadrës së Crotones në muajin dhjetor, me synimin e qartë për të mbetur në Seria A dhe për një sezon, objektiv që nuk u arrit nga Zenga.

Related posts

Juve bën “poker”, Dybala “tris”, por duhen dy penallti për të thyer Benevento

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Mamaja e Rabiot sulmon familjet e Pogba dhe Mbappe, ja shkaku…

Delo.autor

NDRYSHOHET KALENDARI I LA LIGAS/ Tifozët janë më të rëndësishëm se paratë, ja kur do të luhen ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment