Futboll Sport

Rey Manaj “thumbon” De Biasi-n dhe premton 100% për Panucci-n

Rey Manaj është rikthyer në Kombëtare për herë të parë që prej nisjes së ‘epokës’ Panucci dhe për këtë është mjaft i lumtur. “Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë gjëra pozitive, por ajo që kemi diskutuar është mes meje dhe tij. Por nuk mund të quhet një fillim i ri, sepse kjo mund të thuhet për në shtator kur do të na duhet të përgatitemi për Europianin”, tha sulmuesi shqitpar.

“Nuk jam thërritur në kombëtare për zgjedhje të të tjerëve dhe e respektoj, por sa herë të jem këtu do të jap 100% dhe pastaj trajneri bën zgjedhjen e tij. Kush e meriton të jetë në skuadër, duhet të japë më të mirën për kombëtaren, kurse të tjerët nga shpia do të bëjnë tifo”, shtoi Manaj. Për sfidën me Kosovën, Manaj shtoi: “Normalisht që e mbaj mend sepse ishte ndeshja e parë, shënova gol mbas 10 sekondash, por tani duhet të mendojmë për të ardhmen dhe jo të shkuarën”.

Manaj luan në kategorinë e dytë dhe është grumbulluar nga Panucci, ndërsa Sadiku që luan në të parën jo. Duket që ai ka bërë zgjedhjen e duhur, edhe pse pranon se ka oferta. “Ishte zgjedhje e mirë sepse skuadra ishte me nivel të lartë. Patëm pak vështirësi në ndeshjet e fundit sepse u ndruyshuan dy trajnerë dhe skuadra nuk gjeti ritmin që kishte në fillim të vitit, pr shpresoj të futemi në La Liga. Kam folur me menaxherin dhe më ka thënë për disa oferta, por tani e kam mendjen të kombëtarja dhe kur të mbarojë gjithçka do të ulem dhe do të flas me menaxherin pr të bërë zgjedhjen më të mirë”, shtoi Manaj.

Related posts

ËSHTË LIDER TEK JUVENTUS/ Dybala: Shenjën time shiheni të premten mbrëma

Isa.Autor

Flamurtari vetëm 4 lojtarë në kontratë, koha nuk premton për vlonjatët

Sadik.Autor

Sot Manchester United-Liverpool; klasikja e nxehtë për vendin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment