Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shkëmbi: Ne synojmë të arrijmë në…

Kupa e Shqipërisë është objektivi primar i Teutës në këtë sezon. Barazimi 2-2 në ndeshjen e vajtjes në stadiumin “Niko Dovana” favorizon ekipin e Kukësit. Megjithatë në kampin durrsak ka optimizëm për mënyrën se si skuadra ka luajtur ndaj këtij kundërshtari.

Trajneri, Bledi Shkëmbi në konferencën për shtyp theksoi edhe njëherë tjetër se Teuta do të bëj maksimumin për tu kualfikuar në gjysëmfinale.

Teuta është njëlloj me të gjithë kundërshtarët. Ka rastisur në dy ndeshje që ne kemi arritur të kthejmë rezultatin, ku ndeshjen e fundit për Kupë kemi barazuar 2-2. Por që mendoj se si rezultat është më i mirë për ekipin e Kukësit. Ne do të shkojmë të bëjmë maksimumin për të arritur kualifikimin, pra për ta fituar ndeshjen. Kupa është një objektiv. Ne synojmë të arrijmë në Kupat e Europës dhe Kupa është rruga më e lehtë.“-tha Shkëmbi.

Kukësi-Teuta zhvillohet ditën e mërkurë në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 17:00.

Related posts

KRYEN NJË TJETËR “GODITJE” NË MERKATO/ Igli tare “rrëmben” talentin e Liverpool…

Delo.autor

Java e Ligës së Kombeve/ Ju NJOHIM me kompeticionin e ri të UEFA-s (DETAJE)

Isa.Autor

16 VITE PJESË E REAL MADRID/ Zidane nuk pyet dhe largon nga skuadra…

Delo.autor

Leave a Comment