Futboll Sport

Rikthimi i Ermir Lenjanit “ngroh” Panuçin, Abazaj nuk stërvitet me grupin

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar në orën 17:00 seancën stërvitore të pasdites në Verbier, në kuadër të ndeshjes ndaj Ukrainës që do të zhvillohet ditën e diel.

Në seancën e sotme është rikthyer mbrojtësi i majtë Ermir Lenjani, i cili do t’i japë fund eksperimeteve të Panuçit, i cili në sfidën ndaj Kosovës, në mungesë të një mbrojtësi të djathte, aktivizoi Bujar Likën, i cili rolin e tij natyral e ka si mbrojtës i djathte.

Gjatë seancës së sotme stërvitore, mesfushori Kristal Abazaj, ka ndjerë disa shqetësime dhe nuk është stërvitur me grupin. Nuk dihet nëse Abazaj do të jetë i gatshëm ndaj Ukrainës.

Related posts

GOLA NË LIMITE DHE KARTON TË KUQ/ Manchester United kualifikohet mes “drithërimash” në Kupën e Anglisë

Delo.autor

PO MAHNISIN/ Sa shumë yje te KOSOVA, italianët i thurin lavde. Gjithçka perfekte…

Isa.Autor

PARTIZANI KËRKON VAZHDIMËSINË/ Egnatia për 3 pikë ndaj Teutës

F.autor

Leave a Comment