Sport Të tjera

Testi i dopingut, CAS i heq medaljen e artë olimpike Usain Bolt

Atleti xhamajkan, Nesta Carter ka humbur  betejën e tij në gjykatën sportive “CAS” duke humbur kështu dhe medaljen e arit në lojrat olimpike  “Pekin 2008”.

Një vendim që prek dhe yllin e këtij sporti, Usain Bolt, pjesë e kombëtares Xhamajkane sëbashku me Carter.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (Cas) që thekson:

“Reanaliza konfirmoi praninë e metilhekanamines. Ne nuk pranojmë asnjë nga argumentet e ngritura nga Nesta Carter duke pretenduar se rezultatet e testimit duhet të injorohen ose se vendimi duhet ndryshe të përmbyset për disa dështime të supozuara.

“Rrjedhimisht, kolegji Cas ka hedhur poshtë ankesën dhe vendimi është konfirmuar.“-thuhet në komunikatën e CAS-it.

Ekipi i Xhamajkës përbëhej nga Carter, Bolt, Michael Frater dhe Asafa Poëell. Carter ishte gjithashtu pjesë e ekipit 4x100m në Londër, pesë vjet më parë dhe ndihmoi Xhamajka të fitojë në Kampionatin Botëror në 2011, 2013 dhe 2015.

Related posts

LEGJONARËT/ Derbi SHQIPTARËSH në Amerikë, Gashi mposht Hykën në frymën e fundit

Isa.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Zhvilloi paraqitje pozitive ndaj Realit, Ja si vlerësohet Gjimshiti nga mediat italiane…

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË SERIE A/ Ndizet sfida Fiorentina-Atalanta, realizohen 3 gola në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment