Futboll Seria A Sport

Riluhet takimi Inter – Juventus? Ja kërkesa që mund të aprovojë Federata Italiane e Futbollit

Mëngjesin e sotëm, në mediat italiane është shkruar për mundësinë e përsëritjes së takimit me s Interit dhe Juventusit që u luajt pak ditë më parë, ku kampionët e Italisë fituan këtë përballje por polemikat qenë të shumta lidhur me gjykimin e kësaj sfide.

Së fundmi, dy avokatë nga Napoli, Angelo dhe Sergio Pisani kanë kërkuar që ky takim të riluhet për shkak të gabimeve të rënda që janë bërë në gjykim. Ata kanë propozuar firmosjen e një peticion me 50 mijë firma e cila pritet t’i niset Federatës Italiane të Futbollit, së bashku me materiale nga gjykimi skandaloz, sikurse e gjykojnë dy avokatët në fjalë, për të pritur më pas vendimin.

Nuk dihet nëse Federata do jetë e gatshme, por ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se tifozët janë të gatshëm të firmosin, sikurse thuhet në artikullin e botuar në “Tuttomercatowb”. Nëse kjo gjë ndodh, do ishte e vështirë që Federata të kundërshtonte vullnetin e sportdashëve, çka rrit shaset që Inter – Juventus të riluhet sërish.

Related posts

E PABESUESHME NGA MEKSIKA/ Boksieri bie në gjendje kome nga goditjet “me breshëri” (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON TË KOLEKSIONOJË SHIFRA MBRESËLËNËSE/ Statistikat e frikshme të Ibrahimovic, askush si ai në Europë

Delo.autor

FEDERATA ITALIANE MERR VENDIMIN/ Serie A është gati të hapë stadiumet në 100%, ja plani…

Delo.autor

Leave a Comment