Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E MESIT TEK BARÇA NË DYSHIM/ Bartomeu: Lojtari e ka thënë gjithmonë, nuk jap detaje për…

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka blinduar kapitenin Lionel Mesi dhe thotë se ai nuk do të largohet nga katalanasit. Pavarësisht lajmeve të shumta që kanë qarkulluar se Leo do të ikë vitin e ardhshëm, Bartomeu është optimist se ai do të rinovojë kontratën.mesi

“Nuk do të jap detaje në lidhje me këtë temë, por Leo Mesi e ka thënë gjithmonë që do ta mbyllë karrierën te Barcelona. Jemi të fokusuar te La Liga dhe pastaj do të mendojmë për Champions-in”, ka thënë Bartomeu.
Ai gjithashtu nuk preferoi të fliste për të ardhmen e Setienit. “E di që ka gjithmonë thashetheme për trajnerët, por është e pavërtetë që Setien do të largohet. Ka besimin e të gjithëve, lojtarëve dhe drejtuesve. Po bën një punë të shkëlqyer dhe shpresoj të vazhdojë kështu deri në fund”, përfundoi numri një i Barcelonës.

Related posts

Oferta të çmendura, sulmuesin e Juves gati ta mbulojnë me ar në Kinë

Sadik.Autor

Benevento përfshihet nga skandali i dopingut. Ja kush është përdoruesi

Q.Autor

SËRISH SINJALE NGA PREMIER LEAGUE/ Një tjetër klub kërkon shërbimet e Strakoshës

Delo.autor