Futboll Sport

Risitë e Panuccit/ Qaka-Ramadani në qendër të mesfushës, vëmendje edhe për Abazajn

Seanca e dytë stërvitore e kuqezinjve në Zvicër dha disa të dhëna të para mbi elementët që Panucci mund të përdorë për miqësorën me Kosovën, e datës 29 maj. Trajneri i kuqezinjve e bazoi seancën e tij kryesisht në ndërtimin e aksioneve sulmuese, teksa provoi disa lloje situatash në repartin e avancuar, duke dhënë udhëzime dhe për daljet përpara portës nëpërmjet shfrytëzimit të krahëve.

Ajo që ra në sy ishte prania e dyshes Ramadani-Qaka në qendër në skemat e ndërtuar prej tij, por dhe shfrytëzimi i Abazajt dhe Roshit, që kombinonin shpesh krahët mes tyre, ndërkohë që përpara portës, përveç katër sulmuesve, u provuan dhe dy mbrojtësit e krahut, Hysaj dhe Lenjani. Si zakonisht, nuk mungoi dhe një ndeshje stërvitore brenda grupit me fushë të reduktuar në lojë të bazuar me dy prekje dhe qarkullim të shpeshtë të topit.

Ekipit dhe në këtë seancë të dytë nuk i ishte bashkuar ende Egzon Binaku, që pritej të debutonte me kuqezinjtë, por për shkak të një dëmtimi me shumë mundësi mund të shtyjë grumbullimin e tij me Shqipërinë, ashtu siç u largua dhe Vajushi një ditë më parë po për shkaqe fizike. Gjatë kësaj të diele pritet të bashkohet me ekipin dhe presidenti Armand Duka, që do të ndjekë nga afër punën e kuqezinjve gjatë këtyre ditëve në Zvicër, për të qenë më pas dhe në stadiumin “Letzigrund” për përcjelljen e vëllazërores me Kosovën.

Related posts

“DIVORC” I PASHMANGSHËM/ Sulmuesi drejt largimit nga Manchester United, nuk stërvitet me skuadrën

F.autor

Një top futbolli i mori shikimin, këngëtari i njohur italian: Jam internist, por mbi të gjitha kundër Juves

Q.Autor

ALLEGRI KONFIRMON CR7/ Kthjellon të ardhmen dhe shpjegon “ARRATISJEN VIRALE”

Delo.autor

Leave a Comment