Futboll Sport

Refuzoi Hitlerin/ Zbuloni sesi e vranë yllin e Austrisë që mahniti në Botërorin e vitit 1934

Në Botërorin e vitit 1934, ai i mahniti të gjithë. Me një klas të jashtëzakonshëm dhe finesë mbresëlënëse, Matias Sindelar meritoi epitetin “Moxarti i futbollit”. Por, më 12 mars 1938, Gjermania pushtoi Austrinë dhe u vendos që në Kombëtaren e Rajhut të 3-të të përfshiheshin edhe yjet e futbollit austriak për Kupën e Botës.

Si për të treguar supremacinë e rracës ariane, u zhvillua një ndeshje miqësore mes gjermanëve dhe austriakëve. Por, Sindelar nuk veproi si pjesa tjetër e shokëve dhe realizoi një gol turpërues për kundërshtarin. Ai dribloi katër gjermanë dhe, pasi e dërgoi topin në rrjetë, festoi në mënyrë ekstravagante para ushtarakëve.

Një veprim që pa diskutim u prishi qejfin nazistëve. Pak muaj më pas, ai mori ftesë për të luajtur me përfaqësuesen e Gjermanisë në Botërorin e Francës. Madje, iu tha edhe se vetë Hitleri donte që ai të luante. Gjithsesi, Matias refuzoi. Në fillim u tha se ishte i dëmtuar dhe, më pas, u shpreh se ishte 35 vjeç dhe nuk kishte moshën e duhur për një nivel të tillë. Pikërisht ky refuzim vulosi edhe fatin e jetës së tij.

Më 23 janar të vitit 1939, “Moxarti i futbollit” u gjet i helmuar, së bashku me të fejuarën italiane, Kamila Kostanjola, në shtëpinë e tyre. Edhe pse ishte çifut, Sindelar kishte refuzuar gjithnjë që të largohej nga Vjena, ku zotëronte edhe një kafene. Pikërisht shpirti rebel e dënoi me vdekje.

Në klubin e Austrisë së Vjenës shkuan 15 mijë telegrame ngushëllimi, ndërsa në varrim morën pjesë më shumë se 40 mijë persona. Në vitin 2011, ai u vlerësua si futbollisti më i mirë në të gjithë historinë e Austrisë.

Related posts

BELGJIKË-FRANCË/ Pritet një sfidë mjaft e fortë dhe e hapur nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KRIZA NË MADRID/ “PLESHTI” ka gola, sa e gjithë ekipi i Realit këtë sezon (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ FA Cup: Mbyllet ndeshja Manchester United-Liverpool. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment