Futboll Premier League Sport

Rivaliteti mënjanë, tifozët e Sitit i urojnë shërim të shpejtë Fergusonit (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, një lajm i hidhur pushtoi botën e futbollit, teksa legjenda Aleks Ferguson, pati një hemorragji në tru, dhe u detyrua urgjentisht të operohej. Por rivaliteti në fushë është lënë jashtë kësaj herë. Tifozët e Sitit, ditën e sotme, përpara ndeshjes me Hudërsfilld, shpalosën një pankartë interesante.

Në të lexohej “Futbolli menjanë, sherim të shpejtë Fergi”. Një mesazh kuptimplotë nga tifozët e “qytetarëve”. Derbi i Mançesterit është një nga më të zjarrtët në botë, madje herën e fundit tifozët percipituan në dhunë, por ata dinë të jenë edhe njerëzorë. Siti barazoi në ndeshjen ndaj Hudërsfilld me rezultatin 0-0, por ata tashmë e kanë siguruar kampionatin.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Palace bën të vuajë Liverpoolin

Delo.autor

Arsenal-Stoke, vendasit nuk njohin humbjen prej 10 ndeshjesh ndaj miqve në shtëpi

Sadik.Autor

DUELI ME MILANIN/ Asnjë mungesë te INTERI, ja dy balotazhet zikaltër në derbi (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment