Futboll Seria A Sport

Juventus, “mrekullia e shtatë” virtualisht kampion në “Serie A”

Tanimë as një mrekulli nuk mund ta ndryshoj historinë. Torino ka ndalur Napoli në një barazim 2-2 në “San Paolo” dhe i je mundësinë Juventus të prekë titullin e shtatë radhazi. Në këtë pikë është praktikisht e pamundur që Napoli të shpallet kampionë.

Napoli ka gjashtë pikë më pak se Juventus, kur mbeten dy ndeshje për t’u luajtur dhe sfidat direkte janë anuluar plotësisht pasi bardhezinjtë fituan 1-0 në Napoli, ndërsa ekipi i Sarri fitoi 1-0 në Torino.

Tanimë, edhe nëse Juventus i humbet të dy ndeshjet e mbetura, ndaj Romës në “Olimpico” dhe ndaj Veronës në “Allianz Stadium” dhe Napoli i fiton të dy sfidat, në Genoa ndaj Sampdorias dhe në shtëpi ndaj Crotone, do të ishte golaverazhi që do të vendosë titullin dhe Juve është +16 në këtë aspekt ndaj Napoli.

Praktikisht, Juve duhet të humbasë të dyja ndeshjet e mbetura pa shënuar gol, ndërsa Napoli duhet të fitojë me 16 gola të shënuar në dy ndeshje. Jashtëzakonisht shumë, prandaj nuk mund të quhet më as “mrekulli”.

Related posts

MBROJTJE “BARELINË”/ Konte do ndihmë nga Shkriniar. Trajneri studion planin për prapavijën

Delo.autor

LAJMI I MADH NGA GREQIA/ Lojtarët Behar Ramadani dhe Bregu kërkohen me ngulm nga klubi…

Delo.autor

Hazard ‘josh’ gjigandët europianë, United rivalizon Realin

Q.Autor

Leave a Comment