Futboll Seria A Sport

Roma dhe Interi janë të interesuara për Mario Balotellin

Mario Balotelli ka vendosur të largohet nga Nice këtë verë. Ai e përfundon kontratën në qershor dhe ekipi francez tashmë e di se sulmuesi italian nuk do të jetë në gjendje ta mbajë atë. Dëshira e “SuperMario” është për t’u kthyer në Itali, ku Roma dhe Interi do të përpiqen të marrin shërbimet e tij.

Sipas “Premium Sport”, sulmuesi italian dhe Nice do të kishin rënë dakord për një rinovim formal, në mënyrë që klubi francez të përfitojë rreth 10 milionë euro për transferimin e tij. Balotelli do të kërkojë nga klubi i tij i ri një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, e afërt me atë që aktualisht merr në Ligue 1.

Raiola, agjenti i tij, tashmë po negocion me Romën. Mario mund të vijë për të zëvendësuar Dzeko, i cili do të ketë oferta të rëndësishme në verë. “France Football”, gjithashtu, këmbëngul tek interesi i Interit, klubit ku ai luajti nga viti 2007 deri më 2010, duke hedhur hapat e parë si profesionist, përpara se të nisej drejt Premier League.

Interi do ta ketë atë si opsion në rast se nuk do të arrijë një marrëveshje rinovimi me Icardi, diçka që do të shkaktojë largimin e sulmuesit argjentinas. Në Francë, Balotelli ka gjetur formën e tij më të mirë, me 24 gola në 36 ndeshje, në të gjitha garat, duke demonstruar më tej një përmirësim në aspektin ekstrasportiv, që i ka sjellë dëme gjatë gjithë karrierës.

Kthimi në kombëtare? Emërimi i Roberto Mancini si trajner i ri i axurrëve do të sjellë një mundësi të re për Balotellin, që të kthehet në ekipin kombëtar. Një nga objektivat e trajnerit të ri do të jetë rikuperimi i sulmuesit të diskutueshëm, për të përmirësuar imazhin e Italisë.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI SPANJOLL/ Vdes në mënyrë misterioze talenti 12-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRID-ALAVES/ “Los Blancos” thellon avantazhin, shënon Mariano

Delo.autor

ZYRTARE/ Lëvizje mjeshtërore e Igli Tares, rinovon me yllin spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment