Futboll Sport

Staf me vlonjatë, Idrizi gjen trajnerin e ri të Flamurtarit

Stafi teknik i Flamurtarit të sezonit të ardhshëm parashikohet të jetë i mbushur me vlonjatë. Një gjë të tillë ka lënë të kuptohet administratori i klubit, Sinan Idrizi i cili ka nisur të mendojë për kampionatin e ri, pasi ky vit rezultoi i dështuar dhe kuqezinjtë nuk ia dolën që të sigurojnë as një vend në Europë. Projekti i nisur në fillim të sezonit me ish-trajnerin Shpëtim Duro rezultoi i suksesshëm në dy fazat e para të kampionatit dhe më pas gjithçka u prish, çka kulmoi me dorëheqjen e trajnerit për shkak të rezultateve të dobëta. Gjithashtu nuk munguan edhe kritikat për futbollistët e ardhur kryesisht nga kampionati maqedonas nga ana e tifozëve dhe specialistëve vlonjatë. Dhe kjo është një nga arsyet që Idrizi kërkon një trajner vendas për sezonin e ri.

Ai dje ka pasur një takim me Edmond Liçajn, një emër i njohur në qytetin bregdetar, të cilit i ka bërë ftesë që të jetë në krye të skuadrës menjëherë sapo të mbarojë ky sezon dhe të nisë projektin për sezonin e ri. Liçaj që ka drejtuar edhe më parë Flamurtarin, ka pranuar ftesën e Idrizit, por natyrisht që do të ketë një diskutim me detaje me të. Ai do të nisë nga puna që në ditët në vijim, në pozicionin e Drejtorit Teknik, pasi një pjesë e madhe e drejtuesve janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Kështu që trajneri i ri do të ketë edhe një ide më të qartë në lidhje me skuadrën që do të drejtojë.

Flamurtari i sezonit të ri do të ketë më shumë hapësira për lojtarët vendas, por nuk do të mungojnë blerjet nga jashtë vendit. Idrizi nuk do të kursehet në merkato për të afruar lojtarë cilësorë në bashkëpunim me menaxherë të huaj. Do të shihet se cilat do të jenë objektivat që Idrizi do të vendosë për teknikun e ri.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Endri Çekiçi nuk është grumbulluar me Kombëtaren

Delo.autor

RENNES-ARSENAL/ “Topçinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Iwobi

Delo.autor

Spanja kundër Dybala: I mbivlerësuar, është si Nolito

Sadik.Autor

Leave a Comment