Futboll Sport

Romagnoli: Milan duhet të fitojë ndaj Juventusit

Milan ka një arsye shtesë për ta mposhtur Juventusin, sipas Alessio Romagnolit.
Alessio Romagnoli ka theksuar se Milan ka një arsye shtesë për ta mposhtur Juventusin në finalen e Coppa Italia.

Ai ka thënë se skuadra duhet të luftojë edhe më shumë ndaj “Bianconerëve” për shkak të kapitenit Leonardo Bonucci i cili u vërshëllye nga tifozët e ish ekipit të tij në duelin e fundit të skuadrave në Serie A.

“Bonucci i motivuar? Mendoj se po, sidomos pas asaj që i ndodhi në Torino”, u shpreh Romagnoli.

“Ne duhet të fitojmë për të dhe për të gjithë”, theksoi ai.

Related posts

LAJTHIT GATTUSO/ Lista zyrtare e MILANIT për Europa League, mungojnë 2 SUPER lojtarë

Isa.Autor

MOURINHO NUK E DO/ Man United REFUZOI ofertën një SUPER klubi për MARTIAL

Isa.Autor

“NUK E KA HARRUAR AKADEMINË KU U RRIT SI LOJTAR”/ Kalimi i Uzunit në Hungari pasqyrohet dhe në Greqi

Delo.autor

Leave a Comment