Futboll Sport

Sinan Idrizi: Jetë të gjatë mbretit, njësoj si të dënojnë dritat e kuqe të Amsterdamit!

Sinan Idrizi ka reaguar ndaj dënimit të rëndë të Komisionit të Disiplinës ndaj tij personalisht, që e pezulloi për 18 muaj, por edhe ndaj Flamurtarit e zyrtarëve të klubit vlonjat të futbollit. Duke folur për mikrofonin e TVSH, administratori i kuqezinjve nuk e kursen ironinë tallëse për FSHF-në dhe zyrtarët përkatës të saj:

“Ndeshjet e Flamurtarit nuk do t’i ndjek në transfertë, por sa të jenë ato në shtëpi, do t’i ndjek të gjitha. Nuk do të marr një vinç për t’i ndjekur në stadium, por kemi mënyra të tjera dhe do t’i shoh, të jeni të sigurt për këtë gjë. Një lajm i mirë për sportdashësit vlonjatë është që javën e kaluar kemi bërë pagesën e parë për masterplanin e “Vlora Sport”.

Tani do të fillojmë investimin tonë të sportit, nuk do të merremi me këta që lehin dhe dënojnë. Na mungon stafi për ndeshjet e radhës? Këto janë histori të thjeshta për t’u gjetur, ne gjejmë stadium, edhe staf. Nuk ka probleme Vlora për këto gjëra. Për shembull, për staf mund të marrim atë të fëmijëve 12-vjeçarë për këtë ndeshje. Do ta gjejmë një zgjidhje.

Disiplina nuk ka marrë pamjet filmike, ka marrë fjalët e shenjtorëve. Më vjen keq për një plak me thinja të bardha, i cili në vend që të gëzojë pensionin me fëmijët e tij, një zotëri, që mos gabohem quhet Kastrati, të cilin e kam respektuar për hatër të moshës, të flasë gjëra që nuk i kanë hije.

Nëse do të vijë të vërtetojë që një nga pjesëtarët e stafit të tij, të Federatës Shqiptare të Futbollit është një kumarxhi, që ka probleme me bankat, me bastet e Vlorës, të vijë ta vërtetojë në Vlorë. Të marrë informacion edhe në komisariat. Ne do të vazhdojmë punën tonë me ndershmëri, këto le të dënojnë.

Është njëlloj si të të fyejnë në Amsterdam, në një rrugicë të bukur me drita të kuqe. Eshtë njëlloj sikur të të fyejnë e të të dënojnë ata. Unë vazhdoj investimin tim. E vërteta nuk është ajo që them unë, por e të gjithë palëve, ke edhe tifozërinë, ke edhe policinë. Nuk kemi shenjtor vetëm Pregjën.

Këta janë një grup burracakësh, nuk kanë lidhej me asnjë gjë. E përsëris, këta janë një grup burracakësh, që kanë mënyrën e tyre të jetesës në këtë lloj sistemi. Por, të jeni të sigurtë që këta nuk më ndalin dot në projektin tim. Unë lus Zotin që Duka ta ketë jetën sa më të gjatë, që të jetojë sa më gjatë në krye të FSHF-së.

Ditën kur të filloj projektin “Vlora Sport” dua ta kem atje, me këmbë dhe me dorë, edhe me jetë të gjatë. E përsëris, jetë të gjatë mbretit tonë. Por, të jeni të sigurtë që dhunë në Vlorë nuk ka patur”.

Related posts

DO-RE-MI-FA-GOL/ Ja futbollistët që bënë edhe muzikë (VIDEO)

Delo.autor

ARRITI FITOREN ME GOLEADË NDAJ PERUSË NË “COPA AMERICA”/ Trajneri i Brazilit: Do të bëhemi të frikshëm…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Vllaznia e femrave nuk ia del në duelin e parë ndaj Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment