Futboll Sport

Ronaldo drejt largimit? Nëna e tij zbulon të vërtetën

E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s është vendosur në pikëpytje pas fitores në finalen e Champions League përballë Liverpool-it.

Lajmi është konfirmuar dhe nga nënë e yllit portugez që në një intervistë për “SFR Sport”.

Më pëlqen shumë Parisi, kam qenë disa herë. Hera e fundit ishte kur djali im fitoi Topin e Artë. U ndjeva shumë krenare. Sa herë që shkoj në Francë, të gjithë më trajtojnë mirë.“-tha fillimisht Dolores Aveiro.

Kur u pyet nëse e ardhmja e djalit është në Paris, ajo nuk deshi të flasë shumë për këtë, por la të kuptohet se nëse Ronaldo do të largohet nga Reali, ajo preferon kthimin te Unitedi.

Të them të vërtetën, nuk ka shumë rëndësi, por do të preferoja që ai të kthehej në Manchester”,-përfundoi nënë e yllit portugez.

Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid këtë verë dhe hipotezat për një largim të mundshëm u ndezën nga vetë 33 vjeçari që pas ndeshjes së Kiev-it u shpreh:

“Ishte shumë mirë të isha pjesë e Realit të Madridit. Në ditët në vijim do të flas për të ardhmen.”-theksoi Ronaldo.

Në garë për shërbimet e tij janë vënë Manchester United dhe PSG.

Related posts

SKANDALI/ Festë klandestine, klubi anglez përjashton tre lojtarët. Trajneri i lajmëroi me mesazh por…

Delo.autor

E PABESUESHME NË EUROPA LEAGUE/ Ish-lojtari i “Katalanasve” barazon për Sevillan me golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENAT PAS “EL CLASICO”/ Modric tall Pique, sherr në tunel. Arbitrit Manzano i ndodh e papritura

Delo.autor

Leave a Comment