Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Joan Laporta zgjidhet presidenti i ri i Barcelonës

Joan Laporta është zgjedhur zyrtarisht si presidenti i ri i Barcelonës. Laporta fitoi rreth 58% të votave duke mposhtur dy kundërshtar të fortë si Font dhe Freiks. Avokati i Laportas i cilësoi këto zgjedhje si më të rëndësishmet në historinë e klubit, duke u rizgjedhur kështu si një prej klubeve më të dekoruara në botë.

Dy kundërshtarët e kanë uruar menjëherë Laportën për postin e ri. Ai do të jetë presidenti i 41-të në historinë e klubit të Barcelonës dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë si president. Laporta ishte në krye të Barcës edhe gjatë viteve 2003-2010, në një ndër epokat më të lavdishme të klubit, teksa do të kërkojë t’i rikthejë lavdinë këtij klubi të madh.

Laporta merr vendin e Bartomeut që dha dorëheqje dhe aktualisht është duke u përballur me drejtësinë. Një nga detyrat e para të tij pritet të jetë rinovimi i Leo Mesit që vitin e fundit ka kërkuar largimin dhe është në muajt e fundit të kontratës.

Related posts

LIVE/ Nis sfida mes Spanjës dhe Ishujt Faroe

Delo.autor

Di Maria: E kaluara në Madrid s’më pengon të luaj me Barçën

Q.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Sassuolon me gjysmë ekipi, Leao shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment