Futboll La Liga Sport

Ronaldo “Fenomeni” bën gati 30 milionë euro për t’u bërë president në Spanjë

Ronaldo është futur krejtësisht në rolin e investitorit dhe përgatitet për rikthimin në Spanjë, ku ka shkëlqyer si futbollist i Barcelonës dhe Real Madrid. Këtë herë, sipas “O’Globo”, 41-vjeçari ish-sulmuesi i Brazilit, është gati të investojë për blerjen e një klubi.

Në rastin më konkret bëhet fjalë për Valladolid, që në fundjavën e ardhshme do të luajë për një vend në “play off” për ngjitjen në La Liga. Sipas lajmit që vjen nga Brazili, “Fenomeni” do të shpenzojë 30 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar edhe “AS”, që ka shkruar se “Fenomeni” ka diskutuar me Carlos Suarez, presidenti aktual dhe aksionari kryesor i Valladolid.

Në janarin e kaluar, Ronaldo konfirmoi se donte të merrte pronësinë e një klubi në Spanjë ose Angli dhe ditët e kaluara është folur për Getafe dhe Tenerife, por tani mësohet se Valladolid do të jetë eksperimenti i tij i parë.

Related posts

ANGLIA E SOUTHGATE ËSHTË NJË MIKS GLOBAL/ Multikombësi prej 1.3 miliardësh, por “Luanët” janë edhe…

Delo.autor

Probleme për Anglinë/ Sulmuesi largohet nga skuadra pas dëmtimit në shpinë

Isa.Autor

Kupa e Botës/ Brazil- Zvicër, kundërsulm i shpejtë seleçao shënon golin e parë

Sadik.Autor

Leave a Comment