Futboll Seria A Sport

PO “SHPËRTHEN” TEK INTER KËTË SEZON/ Marotta flet për “Demin”: Duam ta mbajmë në ekip, por merkato…

Lautaro Martinez ka shpërthyer këtë sezon te Interi në drejtimin e Kontes, teksa në 19 ndeshje të zhvilluara deri tani në të gjitha kompeticionet ka shënuar 13 gola.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Barcelona e kërkon në ekip argjentinasin, për shkak se e shohin si pasardhësin ideal të Luis Suarezit.

Për këtë ka folur edhe Bepe Marota, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se dëshirojnë ta mbajnë futbollistin në ekip, por merkato është e paparashikueshme. “Lautaro është një djalë i shkëlqyer, është mirënjohës ndaj Interit dhe është i qetë këtu. Synimi ynë është të përmirësojmë dhe të mbajmë lojtarët tanë më të mirë si Martinez, por merkato është e paparashikushme.Marota

Duhet të kemi parasysh dëshirën e lojtarëve, në fund të fundit janë ata që vendosin se ku duan të shkojnë. Megjithatë, tani nuk është koha për të folur për rinovime apo transferime.”, u shpreh Marota.

Related posts

PAS STËRVITJES PËRGATITORE TË JUVENTUS/ Vjen një lajm i mirë nga infermieria, ja kush rikthehet

Delo.autor

DO ISHA VRASËS DHE TRAFIKAT/ Ish-futbollisti i JUVENTUSIT TRONDIT me deklaratën “BOMBË”

Isa.Autor

Blindohet Parisi, 110 mijë agjentë në rrugë për finalen e Botërorit

Isa.Autor

Leave a Comment