Futboll Sport

Rrëfehet arbitri anglez: Stresin e hiqja duke u dehur!

Mark Clattenburg, i cili braktisi Premier League vitin e kaluar për të pranuar një punë të paguar shumë herë më mirë në Arabinë Saudite, ka dhënë një rrëfim “tronditës” që ka të bëjë me stresin që përjetojnë njerëz si ai jashtë fushave të blerta.

Ai mund të mbahet mend si arbitri më i famshëm i futbollit anglez, e pashmangshmërisht edhe njëri prej atyre me të cilët tifozët thjesht ishin mësuar t’i urrenin. Por, Clattenburg ka pranuar së fundi se e ndiente tej mase presionin pas ndeshjeve të mëdha.

Marku ka zbuluar se shpesh konsumonte alkool, pasi arbitronte ngjarje sportive të mëdha, pasi duke bërë kështu përpiqej të largonte stresin.“Si mund t’ia dilni të lini mënjanë tensionin që ushtrohet mbi ju pas gjykimit të një supersfide? Pini sa më shumë birra”, shkruan ai në një artikull për faqen e internetit të kompanisë së basteve “Paddy Power”.

“Shpesh i telefonoja gruas sime pas një ndeshjeje dhe ajo arrinte ta kuptonte shumë mirë nga zëri im, nëse pata kaluar një arbitrim të mirë, apo të gabuar të ndeshjes. Kur kthehesha në shtëpi, ajo mund të ishte shtrirë në krevat, shpesh edhe në gjumë, ndërsa frigoriferi padiskutim që do të ishte i mbushur me birra nëse do të kisha kaluar ndonjë mbrëmje makthi. Vetëm kur arbitrimi im do të shkonte mirë, pa tensione, atëherë ajo rrinte zgjuar e më priste”, thotë ai.

Ai hedh dritë kështu mbi presionin që ndiejnë arbitrat pasi bëjnë një gabim në fushat e blerta, e sigurisht edhe ndikimin që ka një veprim i tillë në gjendjen psikologjike të tyre.

“Po, është diçka e tmerrshme periudha pas një ndeshjeje, nëse ti ke bërë një gabim. Është e paimagjinueshme të udhëtosh në atë gjendje me automjet për t’u kthyer në shtëpi. Por, nëse ndeshja kalon mirë, padyshim që je në gjendje të dëgjosh të gjitha kanalet radiofonike që flasin mbi ndeshjen”, rrëfen Clattenburg.

Related posts

Skemë për dëmtimin e Bregut? Shehi: Ja si qëndron e vërteta, skuadrës i kërkova vetëm…

Isa.Autor

KUKËSI-WOLFSBURG/ Skuadra shqiptare surprizon me portierin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HUMBI JETËN NË FUSHË/ Dalin pamjet e momentit tragjik të futbollistit shqiptar në Greqi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment