Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA E MERKATOS/ Monchi tregon arsyen e largimit të Alisson

Drejtori Sportiv i Romës, Mario Monchi ka dalë sot në konferencë për shtyp, për të shoqëruar Justin Cluivert, në prezantimin e tij zyrtar si futbollist i verdhekuqve.

Monchi foli për transferimin e portierit brazilian, Alisson te Liverpooli, për një shifër rekord të paguar ndonjëherë për një portier, por edhe për objektivat e skuadrës.

“Alisson është një portier i jashtëzakonshëm, por oferta e ardhur nga Liverpooli ishte jashtë parametrave të merkatos dhe nuk mund ta refuzonim. Tani Alisson ndodhet në Angli dhe nëse çdo gjë shkon me sukses, do të zyrtarizojmë edhe marrëveshjen.

Kemi larguar dy lojtarë këtë merkato, por kemi afruar 10 të tjerë, shumë prej të cilëve janë të rinj dhe gati për të shpërthyer. Unë e bëj me pasion këtë punë dhe kam bindjen se në 2-3 vite do të rikthehemi të jemi fitues”, deklaroi Monchi.

Related posts

“EURO 2020″/ Zhvilloi performancë fantastike, ja kush është zgjedhur nga UEFA njeriu i ndeshjes Zvicër-Turqi…

Delo.autor

MERKATO/ Kristjan Asllani më në fund vendos, mesfushori i gatshëm të transferohet në Stamboll

F.autor

PO NDIQET ME PRIORITET NGA EDI REJA/ Shqiptari 19-vjeçar debutoi si titullar në Serie A, ja lajmi i mirë për të

Delo.autor

Leave a Comment