Bundesliga Futboll Sport

Rrëfimi/ Uli Hoeness tregon se përse e shkarkoi Carlo Ancelotti-n

Uli Hoeness është shumë praktik kur bëhet fjalë për trajnerët. Ai nuk vonon shumë të gjejë zgjidhjen kur ka një problem. Kur Bayern Munchen u mund 3-0 në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve nga PSG-ja, presidenti vendosi se kishte ardhur momenti për një trajner të ri. Carlo Ancelotti u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Jupp Heynckes. I pyetur se përse vendosi për largimin, nisur nga rrethat jo të favorshme, numri 1 i klubit u përgjigj:

“Nuk ka fare rëndësi koha. Mund të shijosh sukses afatgjatë nëse njerëzit në ngarkim punojnë bashkë. Unë e pata këtë ndjesi në rastin e Carlo Ancelotti-t. Hierarkia e grupit të punës te Bayern është gjithnjë prioriteti më i madh”, deklaroi Hoeness për Suddeutsche Zeitung.

Në vazhdim, ai tregoi një të metë të madhe për Manchester United dhe Jose Mourinho-s nuk do t’i vijë aspak mirë nga kjo.Kreu i klubit gjerman mendon se statusi prej ylli i teknikut portugez i ka penguar “Djajtë e kuq” që të mund të fitojnë trofe.Sipas Hoeness, fakti që Mourinho shfaqet shpesh herë në media, pengon skuadrën që të fitojë titujt dhe të arrijë objektivat.

“Duhet që të sigurohesh që të mos kesh për trajner një superstar, por dikë që integrohet mirë brenda grupit. Jose Mourinbo është si një yll te United, por nuk ka arritur që të marrë më të mirën nga klubi. Çdo gjë është gjithnjë e fokusuar tek ai.”, analizoi Hoeness.

Trajneri i ri i Bayern do të jetë Niko Kovaç, i cili do të zëvendësojë Jupp Heynckes. Ish- futbollisti ekipit bavarez, Kovaç, 46 vjeç, i lindur në Berlin nga prindër kroatë, ka kontratën me klubin e Frankfurtit deri në 2019, por Bayner do të paguaj klauzolën për largim të parakohshëm. Sipas “Bild”, Kovaç, që është një mik i afërt i drejtorit sportiv të klubit bavarez, Hasan Salihamixhiç do t’i bashkohet Munich me vëllanë e tij Robert që do të jetë asistenti i tij.

Related posts

LISTA/ Kaos tek Bayern Munich, sa shumë dëmtime dhe të infektuar

Delo.autor

PUSHIME PASIONANTE/ Theo Hernandez rikthehet në krahët e të dashurës me format bombastike (FOTO)

Delo.autor

Nga BUGATI I CR7 te Lamburxhini i AGUEROS, ja makinat më të shtrenjta të futbollistëve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment