Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I THUR ELOZHE TALENTIT TË KOMBËTARES/ Ish-sulmuesi Luçi: Broja më i suksesshmi që ka lindur Shqipëria

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Roland Luçi i ka “thurur” elozhe talentit dhe heroit të momentit të kuqezinjve, Armando Broja i cili i ka dhuruar dy fitore historike Shqipërisë ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena” dhe “Puskas Arena” me të njëjtin rezultat 1-0.

Luçi me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ka shkruar se Broja ka dy aftësi dalluese të lindura, vertikalen dhe synimin e kapjes të zonës së rreptësisë që këto dy cilësi janë të rrallë në botën e futbollit, gjithashtu ai shkroi se sulmuesi i Sauthemptonit në pronësi të Çelsit do të jetë më i suksesshmi në llojin e vet që ka lindur Shqipëria.

POSTIMI I ROLAND LUÇIT –

Ky djali ka dy aftesi dalluese te lindura, vertikalitetin dhe synimin e kapjes patjeter te zones se rreptesise; jane te rralle te ngjashmit e tij ne bote. Vetem nje gje mund ta frenoje ne kapjen e majave te futbollit dhe kjo eshte egoja e tij disi e tepruar, paçka se per Kombetaren tone rezultoi fatlume. Me nje korigjim te saj ne drejtim te venies ne sherbim te ekipit, Armando Broja do te jete me i suksesshmi i llojit te vet qe ka lindur Shqiperia. I ngjashem me te, paçka se nje shkalle me poshte ne komponentet e siperpermendur eshte dhe Uzuni. Eshte urgjence qe keta te dy duhet te perbejne jo vetem dyshen e sulmit tone, por ndaj tyre dhe pershtatjen e sistemit te lojes. Dhe qe te mos zgjatem, dikush duhet ti thote trainerit qe nuk duhet pritur deri ne konsumimin e plote te X a Y lojtari, por duhet nderhyre me nderrime shume me heret. Keshtu dhe skeptiket e xhelozet do ta kene me te veshtire ne baltehedhjen ndaj Kombetares nga studiot sportive ne shumice te degraduara.

Related posts

Lojtarit të Flamurtarit i iku gjuha në Vlorë, ja çfarë thonë mjekët për rumumin Sirgi

Isa.Autor

Trajneri i Italisë hedh dritë mbi “fërkimet” me Bufonin: Nuk është se po i bëj nder, kam nevojë për të

Q.Autor

STATISTIKA/ Bayern Munich tabu, Barcelona sheh fantazmat e 2000

Delo.autor

Leave a Comment