Bundesliga Futboll Sport

Rummenigge sqaron të ardhmen e mesfushorit holandez…

Ka kaluar një muaj që kur Bayern Munich i ofroi mundësinë e rinovimit të kontratës për Arjen Robben. Holandezi, ende nuk ka vendosur, ndryshe nga Franck Ribery, që firmosi menjëherë marrëveshjen e re, sapo ia paraqitën mundësinë.

Pavarësisht nga dyshimet e Robben, drejtuesi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge duke folur për gazetën “Kicker” deklaroi se ka besim…

“Po e marrim qetësisht situatën, jemi të relaksuar sepse ne njohim Robben. Ai është një holandez krenar dhe duhet të tregohemi të duruar. Këtë kemi ndërmend të bëjmë, – tha Rummenigge. – Bashkë me Rafinha, janë dy futbollistët që nuk do të kenë më kontrata në qershor. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ka shumë mundësi që ata të firmosin. Kjo është ajo që unë besoj dhe nuk do të thotë se nuk po bëjmë plane për të blerë futbollistë të rinj.”

Related posts

Presidenti Takaj i bind, Radas dhe Vangjeli vazhdojnë me Skënderbeun

Sadik.Autor

Pepe Reina ka një kërkesë të veçantë për Callejon

Sadik.Autor

Më shumë se 40 mln euro, Juventus peshkon te Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment