Futboll Seria A Sport

Arbitri Orsato vijon të mos preferohet në Serinë A, e dërgojnë në Katar

Pas zhgënjimit në arbitrimin e ndeshjes Inter-Juventus, Daniele Orsato vijon të mos përfshihet në gjykimin e takimeve në Serinë A. Kështu pas pushimit në javën e kaluar, këtë fundjavë i është konfirmuar një tjetër pushim, sepse nuk i është dhënë asnjë nga 10 ndeshjet e vlefshme për javën e 37 të Serisë A.

I konsideruar si një nga arbitrat më të mirë të kampionatit, Orsato lihet jashtë në dy javë vendimtare të sezonit, ndërsa Liga e Futbollit në Itali ende nuk ka shpërndarë asnjë komunikatë nëse e ka pezulluar apo jo gjyqtarin.

Gjithsesi, këtë herë për të shmangur polemikat, Rizzoli e ka dërguar Orsaton në Katar, për të gjykuar një ndeshje të kampionatit atje, më datë 12 Maj dhe për të shmangur nisjen e polemikave mbi një pezullim të mundshëm.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Itali-Greqi. Rezultati 2-0

Delo.autor

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Gënjeshtrat dhe të vërtetat, Higuain u ndje i tradhtuar nga Milani

Delo.autor

PROBLEMET SI NDALEN TOTTENHAM/ Ylli i mesfushës larg fushave deri më 2019

Isa.Autor

Leave a Comment