Futboll Sport

Rusi 2018, 12 arenat ku do të zhvillohen betejat (FOTO)

 

“Luzhniki Stadium” ndodhet në Moskë dhe ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh. Do të mirëpresë ndeshje në fazën e grupeve, në 16-she, gjysmëfinale dhe finalen e Kupës së Botës Rusi 2018.

“Saint Petersburg stadium” ndodhet në Saint Peterburg. Aty do të zhvillohet finalja e vogël për vendin e tretë, ndeshje të grupeve, në 16-she dhe një gjysmëfinale. kapaciteti i tij shkon në 67000 vende.

“Fisht Stadium” ndodhet në Sochi. Në të do të luhet një prej ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Botës, në grupe dhe në 16-she. Ky stadium ka një kapacitet prej 48000 ulësesh.

Në Nizhny Novgorod ndodhet stadiumi me të njëjtin emër, që ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh. Aty do të luhen ndeshje në grupe, në 16-she dhe çerekfinale.

“Samara Arena” ka një kapacitet prej 45 mijë vendesh dhe ndodhet në Samara, ku do të luhen takime deri të fazës çerekfinale. Normalisht do të luhet edhe në grupe dhe 16-she.

Në Kazan do të luhet gjithashtu njëra prej çerekfinaleve të Botërorit “Rusi 2018”, veç përballjeve në grupe dhe 16-she. Emri i stadiumi, “Kazan Arena”. Kapaciteti: 45000 vende.

Në Moskë, në “Spartak stadium”, zhvillohen takime të grupeve dhe në 16-she. Ky stadium ka një kapacitet prej 45 mijë ulësesh.

“Rostov Arena” pret ndeshje grupesh dhe në 16-she. Me një kapacitet prej 45 mijë vendesh, ai ndodhet në Rostov On Don.

Në Kalinigrad, në stadiumin me të njëjtin emër, luhet vetëm takime të fazës së grupeve. Kapaciteti i “Kalinigrad Stadium” shkon në 35000 ulëse.

“Ekaterinburg Arena” pret vetëm sfida në grupet e “Rusi 2018”. Kapaciteti i stadiumit të ndodhur në Ekaterinburg është prej 35000 vendesh.

 

Related posts

Ylli francez mohon akordin me Barcelonën për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu, Starton pjesa e dytë. Trajnerët nuk bëjnë ndryshime

Delo.autor

MERAKATO E JANARIT/ Kampionët e Anglisë ofrojnë sulmuesin Origi për objektivin e Milan…

Delo.autor

Leave a Comment