Sport Të tjera

E TRISHTË/ Tragjedi në garat me motorë, piloti ndërron jetë si pasojë e goditjes nga shokët e tij

Sporti i garave me motorë ka përjetuar një tragjedi të rëndë ku pas një aksidenti gjatë një garë, piloti Dena Berta Vinales ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare.

Piloti spanjoll po garontë në Gara 1 të Supersport 300 në Jerez ku tre xhiro nga fundi i garës, ka pësuar një aksident në një prej kthesave të pistës dukë u goditur nga shokët e tij të cilët erdhën prapa me shpejtësi të madhe.

Ndërhyrja e ambulancës ishte e menjëhershme, por pa rezultat pasi Vinales kishte ndërruar jetë në vend. E gjithë bota e garave me motorë ka reaguar duke i shprehur ngushëllimet familjes të 15-vjeçarit i cili shikoi si talent me të ardhme në Moto GP.

Një tragjedi e rëndë për një pilot kaq të ri, por nuk është i vetmi pasi incidente me tragjedi ndodhin shpesh në këtë sport, ku shkaku kryesorë është shpejtësia e lartë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Maratona e Tokios me pjesëmarrje të limituar edhe Olimpiada në rrezik

Delo.autor

“TELENOVELA” XHEKO-INTER/ Lojtari ultimatum klubit “Zikaltër”, ja afati që i vendos

Delo.autor

Ndeshja MIQËSORE me Jordaninë/ MAVRAJ mbledh grupin dhe flet si KAPITEN

Isa.Autor

Leave a Comment