Futboll Sport

RUSI 2018/ Deschamps: Rabiot ka bërë një gabim gjigant…

Didier Deschamps sulmon haptazi futbollistin Adrien Rabiot, i cili sipas trajnerit ka bërë një gabim gjigant që nuk ka pranuar të jetë në listën e lojtarëve që do të qëndrojnë në pritje për praninë në Kupën e Botës 2018.

Duke folur nga qendra stërvitore e Francës, Deschamps tha se Rabiot i kishte nisur një mesazh në fillim të javës ku i tregonte se nuk ishte përgatitur për të qenë një lojtar në pritje dhe se duhej të gjente dikë tjetër.

Mesfushori i Paris Saint-Germain nuk u përfshi në listën e 23 futbollistëve “blu” të grumbulluar për Kupën e Botës, por ishte mes atyre që do të grumbulloheshin nëse do të kishte pasur ndonjë dëmtim para fillimit të veprimtarisë në Rusi.

“Padyshim që u habita. Unë mund ka kuptoj zhgënjimin e tij të madh, por ai ka bërë një gabim gjigant që nuk pranoi të ishte në listën e pritjes. Shpresoj të rritet dhe ti mendoj më mirë gjërat në të ardhmen. Kur luan në nivelet më të larta nuk mund ta lejosh veten të përfshihesh nga emocionet,” – tha Deschamps.

Supriza e listës së Deschamps ishte se zgjodhi mesfushorin e Sevilla, Steven Nzonzi, në vend të Rabiot. “Skuadra e Francës është mbi gjithçka, por jam i habitur nga reagimi i Rabiot sepse ai është një futbollist i ri dhe e ka karrierën përpara vetes. Nuk duhet ta refuzonte faktin që ishte në pritje dhe ndoshta mund të grumbullohej në minutën e fundit për në Kupën e Botës. Nuk dua të marr vendime radikale për të ardhmen, gjendja është kjo që është, ai nuk është pjesë e Francës.”

Related posts

Di Biagio: Italia është në rrugën e duhur

Sadik.Autor

“NUK JANË…”/ U tallën me veshjen e djalit të tij, Cristiano iu përgjigjet menjëherë kritikëve

F.autor

Chelsea ia ofron Realit Kanten, për ta marr yllin spanjoll që po shkëlqen tek madrilenët

Sadik.Autor

Leave a Comment