Futboll Seria A Sport

E papritur! Për Milanin ka një opsion të ri për t’i shpëtuar dënimit

Dje Milani ka marrë një goditje të madhe, pasi UEFA ka vendosur të rrëzojë planin e rifinancimit që kishin paraqitur drejtuesit kuqezinj, dhe në këtë mënyrë kuqezinjtë duhet të dalin para komisioneve të saj për të marrë masa administrative si pasojë e shkeljeve të rregullave të “Fair Play Financiar”.

Dhe për këtë arsye sot në media po qarkullon hipoteza se fondi “Elliott Management Corporation”, ata që i kanë dhënë drejtuesve kuqezinj dhe “Rossoneri Sport Investments Luxembourg” në pronësi të Yonghong Li, një kredi prej 303 milion eurosh plus interesa, në mënyrë që të sigurojë borxhin, mund të vendosë të marrë ekipin e Milanit dhe më pas ta vendosë atë në shitje, një mënyrë ndryshe për të fituar para, duke i garantuar në këtë mënyrë klubit më në fund një shoqëri serioze dhe siguri financiare.

Ky lajm është publikuar në edicionin e sotëm të gazetës ‘Milano Finanza’, ku është shpjeguar se në rast se Milani përfundon në duart e “Elliott Management Corporation”, për t’u rishitur më vonë për një shifër rreth 400 deri në 500 milionë euro, atëherë në skenë mund të dalë një grup financiar, e gatshme të blejë klubin e Via Aldo Rossi, grup që përbëhet nga emra të mëdhenj dhe serioz bankar, si për shembull Goldman Sachs dhe Stephen Ross, që aktualisht ka në pronësi Miami Dolphins, një ekip futbollit që militon në National Football League.

Related posts

“ISAK NDËR MË TË MIRËT NË BOTË”/ Slot vlerëson blerjen e re, por frenon debutimin e suedezit me “The Reds”

F.autor

Arthur Melo i Barcelonës shënon gol të “çmendur”

Sadik.Autor

FESTOI DITËLINDJEN DY DITË MË PARË/ Ter Shtegen: Fitorja ndaj Liverpulit ishte dhurata më e mirë për mua

F.autor

Leave a Comment