Futboll Sport

Rusi 2018/ Egjipti do ta nisë botërorin me një rekord të ri

Essam al-Hadary pritet që të bëhet futbollisti më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje të kampionatit botëror. Portieri 45 vjeçar u përzgjodh të martën nga trajneri egjiptian Hector Cuper, i cili bëri publike listën paraprake prej 29 personash. Lista përfundimtare me 23 lojtarë do të nxirret në fillim të qershorit.

Al-Hadary duket se do të thyejë rekordin vendosur nga gardiani kolumbian Faryd Mondragon, i cili ishte 43 vjeç kur luajti në një ndeshje të Kupës së Botës në Brazil 2014. Egjipti kishte luajtur në një botëror për herë të fundit në vitin 1990.

Përveç yllit të ekipit Mohamed Salah dhe lojtarit të Arsenalit Mohamed Elneny, në kombëtare u thirrën edhe 5 lojtarë të tjerë që luajnë në Angli; mbrojtësit e West Bromwich Albions Ahmed Hegazy dhe Ali Gabr, sulmuesi i Stoke City-t Ramadan Sobhy, mbrojtësi i Aston Villa-s Ahmed Elmohamady dhe mesfushori i Wigan Sam Morsy. Egjipti do të luajë takime miqësore kundër Kuvajtit më 25 maj dhe Kolumbisë më pas në Bergamo të Italisë. Kurse ndeshja e fundit para botërorit do të luhet në Bruksel kundër Belgjikës.

Related posts

BONUCCI DEL I TEPËRT TEK EKIPI/ Juventus mund ta shesë tek klubi gjigant i Premier…

Delo.autor

NOTAT/ “Zhduku” Lukakun, Gjimshiti një “digë”. Asllani zëvendësues luksi

F.autor

LAZIO DEL ME HUMBJE/ Ja pagoi klubi francez për mesfushorin Valon Berisha

Delo.autor

Leave a Comment