Futboll Sport

SFIDA E SHUMËPRITUR/ Përcaktohen kushtet për tifozeritë, ndeshja River – Boka do të luhet në…

Sfida e shumëpritur midis River Plate dhe Boca Juniors, e cila tashmë do të luhet zyrtarisht në “Bernabeu” të Madridit më 9 dhjetor, në orën 20:30, do të jetë e hapur për tifozëritë e të dy skuadrave. Pavarsisht incidenteve të ndodhura në “Monumental” përpara ndeshjes një javë më parë, është vendosur që tifozët e River dhe Bocas do të jenë prezentë në stadium, por do të ketë disa kushte. Sipas mediave spanjolle, do të jepen 5000 bileta për secilën nga tifozeritë, ndërkohë 50.000 të tjera do të vihen në dispozicion të komunitetit argjentinas që jeton në Madrid, që numëron rreth 100.000 persona. Pavarsisht se kush do të jetë në stadium, që nga mbështetësit më të zjarrtë, apo njerëz të thjeshtë të apasionuar pas futbollit, gjatë gjithë ditës së takimit do të merren masa sigurie në të gjithë qytetin, në mënyrë që të mos ketë probleme.

Atë ditë, gjithashtu, asnjëra nga skuadrat e Madridit nuk do të luajë. Atletico do të përballet të shtunën në orën 13, në “Wanda Metropolitano”, kundër Alaves, dhe normalisht Reali, i cili zotëron “Bernabeun”, do të luajë në fushën e Huescas.Në stadium atë ditë mund të jetë edhe një njeri shumë i veçantë për tifozët e River Plate. Bëhet fjalë për Diego Simeonen. “El Cholo”, pavarsisht se nuk ka luajtur ndonjëherë me “Milionerët”, ka drejtuar para shumë vitesh skuadrën, duke e udhëhequr drejt fitimit të kampionatit në 2008.

Related posts

Juve, Roma, Arsenal, Borussia intereson për Bonaventura-n

Sadik.Autor

NGA STOLI TEK NUMRAT “9”/ Ringritja e Interit duke dribluar “Fair Play”-in, kthesa me Conte-Lukaku

Delo.autor

VAJZAT FUTBOLLISTE TË “AS TIRANA”/ Mes sfidave dhe pasionit për të dhuruar spektakël (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment