Futboll Sport

RUSI 2018/ Franca cakton numrat e Kupës së Botës, Mbappe si Platini…

Kylian Mbappe do të ndjekë gjurmët e “legjendës” së Francës, Michel Platini, për të mbajtur fanellën me numrin 10 të Francës në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Rusi.

“Gjelat” janë mes ekipeve favorite për të fituar veprimtarinë prestigjioze që do të zhvillohet këtë verë. Mbappe, i cili “shpërtheu” 18 muaj më parë, u transferua gjatë verës së kaluar nga Monaco te PSG për rreth 200 milionë euro dhe duket se do të jetë lideri i ekipit të Deschamps.

Sot, janë konfirmuar numrat në fanellë të futbollistëve të Francës, teksa Paul Pogba ka marrë numrin 6 dhe Antonie Griezmann numrin 7, ato që mbajnë në klubet përkatëse.

Franca është në Grupin C të Kupës së Botës, bashkë me Danimarkën, Australinë dhe Perunë. Ndeshjen e parë do ta luajë kundër Australisë, më 16 qershor, në Kazan. Përpara Kupës së Botës, ekipi i Zidane do të zhvillojë miqësore ndaj Irlandës, Italisë dhe SHBA.

Numrat e Francës në “Rusi 2018”1. Hugo Lloris, 2. Benjamin Pavard, 3. Presnel Kimpembe, 4. Raphael Varane,  5. Samuel Umtiti, 6. Paul Pogba, 7. Antoine Griezmann, 8. Thomas Lemar, 9. Olivier Giroud, 10. Kylian Mbappe, 11. Ousmane Dembele, 12. Corentin Tolisso, 13. NGolo Kante, 14. Blaise Matuidi, 15. Steven N’Zonzi, 16. Steve Mandanda, 17. Adil Rami, 18. Nabil Fekir, 19. Djibril Sidibe, 20. Florian Thauvin, 21. Lucas Hernandez, 22. Benjamin Mendy, 23. Alphonse Areola

Related posts

Mesfushori i Realit peshon të ardhmen me Juventusin në prapaskenë

Sadik.Autor

LËVIZIN “UJRAT” TEK TIRANA/ Mema mendon revolucion në ekip, ja skema ndaj Laçit

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ROMËS/ Spalletti: Tek skuadra asgjë nuk është…

Isa.Autor

Leave a Comment