Futboll Sport

Luftëtari mohon akuzat për trukim: U sulët si hiena mbi heronjtë tanë

Pas një morie akuzash mediatike për trukim të ndeshjes së kthimit të Ligës së Europës, ka reaguar më në fund klubi gjirokastrit i futbollit, duke dhënë qëndrimin e vet si vijon: “Luftëtari ka ndjekur me interes dhe shqetësim ato çka kanë shkruar mediat, duke aluduar për trukime, tolerime apo rezultate të paracaktuara. Luftëtari nuk është bërë kurrë pjesë e pazareve, apo fiksimeve.

Në këtë moment delikat të skuadrës, e cila nuk përmbushi pritshmëritë në debutimin e saj europian, të gjithë u sulën si hiena mbi të gjithë ata që deri pak ditë më parë ishin heronj. Kjo është mosmirënjohja e vërtetë ndaj një skuadre që dështoi në një aventurë të paprovuar më parë. Për sa iu përket çështjeve teknike është stafi teknik, ai që vendos dhe merr vendimet, dhe sigurisht merr meritat, ose paguan për dështimet.

Për sa iu përket atyre që aludojnë për trukime dhe fshihen pas profileve false në rrjete sociale, Luftëtari i fton që të paktën të falënderojnë për arritjen e skuadrës në nivele të larta në një kohë kaq të shkurtër. Nëse do të analizojmë humbjen, të mos harrojmë që në ndeshjen e parë skuadra kishte mungesa titullarësh dhe një arbitrim skndaloz na mohoi gola dhe penallti.

Për këtë klubi ka reaguar me një notë proteste të dërguar në UEFA. Të gjithë atyre që mezi presin dështimin e skuadrës për të gjetur fajtorët, i ftojmë të kenë durim, sepse Luftëtari është ndërtuar dhe është destinuar për të qenë fitues”.

Related posts

I LIRË PAS 21 DITËSH/ Reali i Madridit bën planin me 5 pika për të mbërritur te Mbape

Delo.autor

Flamurtari nuk dorëzohet as me 10 lojtarë, barazon sërish kundër Kamzës

Q.Autor

FLET PËR TË ARDHMEN E TIJ SI “BLAUGRANA”/ De Jong befason: Nuk pres që të jem menjëherë…

Delo.autor

Leave a Comment